Home / Sport / Barazime të skuadrave shqiptare (VIDEO)

Barazime të skuadrave shqiptare (VIDEO)

Xhiroja e 9-të në Ligën e Parë të futbollit në vend ka sjellë barazime për skuadrat shqiptare.

Shkëndija dhe Gostivari janë kthyer me nga një pikë nga transfertat me Makendonija Gj.P. dhe Euromilkun në Shkup, ndërsa Renova barazon me Metalurgun në Tetovë. Pas javës së 9-të, lider i ri është Pelisteri, që fitoi 1:0 Rabtonickin.

Derbi i xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit në vend ndërmjet Renovës dhe Metalurgut është mbyllur me barazim 1:1. Ka qenë skuadra vendase që dominoi në tërësi takimin, duke krijuar shumë raste shënimi, por duke realizuar vetëm një gol, ndërsa ka pranuar golin e barazimit në minutën e 90-të kur rivali ishte me 10-të futbollistë në fushë. Renova nisi më mirë takimin dhe pas disa kanosjeve, në minutën e 29-të Agron Memedi sjell gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke realizuar për epërsi 1:0. Në vazhdim të pjesës së parë, por edhe në të dytën vendasit dominonin dhe kishin raste shënimi, mirëpo nuk arritën të realizojnë disa mundësi të mira, tre prej të cilave përmes Izair Eminit. Në minutën e 83-të Renova mundej të sjellë golin e dytë, mirëpo Sedat Berisha ndal në mënyrë të parregullt futbollistin vendas në momentin që dilte i vetmuar me portierin mysafir. Mbrojtësi i Metalurgut më meritë doli me karton të kuq, mirëpo shpëtoi gol të sigurtë dhe më vonë kjo do të tregohej si vendimtare, pasi në minutën e 90-të Stevanoviq shënoi për barazim 1:1. “Kemi barazuar në një ndeshje që dominuam dhe që duhej të kishim fituar. Humbëm shumë raste shënimi, unë kisha tre mundësi të mira dhe në fund kundërshtari na ndëshkoi për gjithë ata raste të pashfrytëzuara. Mirëpo ky është futbolli, ne duhet të shikojmë para dhe të orientohemi në sfidat e rradhës, për të kërkuar të kompensojmë këta pikë të humbura”, deklaroi mesfushori i Renovës, Izair Emini. Shkëndija e Tetovës nuk ka mundur që edhe për të tretën herë radhazi ta mposht Makedonija Gjorce Petrovin, pasi të dielën pasdite u ndal në barazim pa gola. Pas dy fitoreve 2:0 ndaj të njëjtit rival në kuadër të Kupës, tetovarët ishin favorit për të marrë fitoren, mirëpo humbën disa mundësi të mira shënimi dhe në fund duhej të pranojnë vetëm një pikë nga ku duel. Gostivari fiton një pikë të madhe në transfertën me Euromilkun, ku barazoi 2:2. Vendasit kishin epërsi 2:0 në pjesën e parë, ndërsa Gostivari arrin të rrikthehet nga ambisi, duke dalë në fund me barazim. Admir Demiri në minutën e 49-të shënoi për 2:1, ndërsa në minutën e 58-të Eshtref Dehari realizon për 2:2, që në fund u tregua të jetë rezultati final i kësaj përballeje. Pelisterit i ka mjaftuar një gol i vetëm për të mundur 1:0 Rabotnickin dhe për të marë pozitën e liderit, pas humbjes të së shtunës të Bregallnicës nga Horizonti. Vardari pa problem ka fituar 3:0 Napredokun.

Rezultatet:

Horizont T. – Bregallnica 3:1

Pelisteri – Rabotnicki 1:0

Renova – Metalurgu 1:1

Vardari – Napredoku 3:0

Euromilku – Gostivari 2:2

Makedonija – Shkëndija 0:0

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *