Home / Sport / Barca nuk ka të ndalur

Barca nuk ka të ndalur

Barcelona shumë herët doli në epërsi përmes brazilianit Neymar i cili shënoi në min. e 5, por braziliani Neymar ishte protagonist edhe në golin e dytë të cilin e shënoi lojtari më i mirë i rruzullit, Leo Messi në min. e 8. Por Barça nuk vonoi shumë duke shënuar edhe golin e tretë përmës Busquets i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë gjashtëmbëdhjetëshit, në min e 23, rezultat ky edhe më të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Ekipi i Barcelonës ka shënuar edhe një tjetër fitore, e viktimë e radhës ishte Real Sociedad të cilën e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1.

Barcelona shumë herët doli në epërsi përmes brazilianit Neymar i cili shënoi në min. e 5, por braziliani Neymar ishte protagonist edhe në golin e dytë të cilin e shënoi lojtari më i mirë i rruzullit, Leo Messi në min. e 8. Por Barça nuk vonoi shumë duke shënuar edhe golin e tretë përmës Busquets i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë gjashtëmbëdhjetëshit, në min e 23, rezultat ky edhe më të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Barça pati raste të tjera edhe në pjesën e dytë, por që nuk arritën t’i konkretizonin, mirëpo ishin lojtarët e Sociedadit që arritën të shënonin golin e parë dhe të vetëm të tyrë në këtë takim përmes De La Bella në min. e 64. Golin e katërt dhe të fundit për Barçën në këtë ndeshje e shënoi Bartra pas një depërtimi të mrekullueshëm të yllit Messi, i cili më pas asistoi te mbrojtësi i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se është ndeshja e tretë radhazi që Barcelona fiton me katër gola të shënuar, pasi më parë mposhti edhe Ajaxin 4 me 0, Rayo Vallecanon 0 me 4 dhe tani Sociedadin 4 me 1.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *