Home / Lajme / Maqedoni / BASHKËPUNIMI MES SHKOLLËS DHE FAMILJES

BASHKËPUNIMI MES SHKOLLËS DHE FAMILJES

4 shtator-Që të rritet përgjegjësia e prindërve, fëmijët e të cilëve në shkollën fillore dhe të tregojnë sukses te dobët dhe sjellje të keqe dhe të dhunshme etj.
Një nga ligjet përkatëse janë futja e dy masave- dërgimi i prindërit për tu këshilluar dhe një gjobë prej 200-250 euro nëse prindi nuk paraqitet në datën e caktuar për këshillim pas ftesës së dytë ose 500-700 euro nëse prindi nuk paraqitet pas ftesës së tretë.

Bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes prej ku vinë nxënësi ka një rëndësi shumë me vlerë në procesin edukativo-arsimor të fëmijëve. Këtë e themi me që shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Megjithë ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet të theksohet se shkolla ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës. Por raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga shumë faktorë, por me gjithat duhet pasur gatishmëri për bashkëpunim që është në favor të edukimit të brezit të ri. Pra, fëmijët janë nxënës më të suksesshëm përgjatë gjithë shkollës nëse prindërit e tyre përfshihen në shkollë dhe inkurajojnë të mësuarit në shtëpi, pavarësisht nga niveli arsimor apo shoqëror i tyre.
Është e saktë se këtu tek ne në Maqedoni bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes mungon ose shumë pak funksionon trekëndëshi shkollë-familje (prindër)-nxënës. Duke u nisur nga një thënie e ish kryetarit amerikan Abraham Linkoln ku thotë: “Në rast se shteti ia tregon popullit të vërtetën e shpëton Shtetin”. Në kontekst të kësaj unë do të kisha thënë në rast se shkolla (kujdestari) ia tregon të vërtetën familjes mbi fëmijën e tyre e shpëton familjen. Për këtë arsye duhet të funksionojë pa ndërprerë trekëndëshi shkollë-familje(prindër) apo bashkëpunimi shkollë-familje.
Një ndër faktorët e shumtë që ndikon në mënyrë të konsiderueshme mbi edukimin dhe arsimimin e brezit të ri si më të rëndësishëm mund të ceket familja dhe shkolla apo funksionimi i trekëndëshit shkollë-familje-nxënës.
Roli i madh i familjes në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve është për shkak të jetës së përbashkët të prindërve dhe fëmijëve, gëzimet dhe vështirësitë për arsye se fëmijët në familje në kohën e sodit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre edhe pse në të ardhmen shoqëria fiton nocione dhe njohuri themelore, fitojnë karakteristika të rëndësishme të personalitetit sidomos karakteristikat e karakterit . Detyrë parësore dhe më e rëndësishme e arsimit fillor/mesëm është edukimi i nxënësve dhe aftësimi I tyre që të jenë në gjendje të ballafaqohen me sukses me sfidat e shekullit 21.
Në edukimin e të rinjve familja dhe shkolla e kanë qëllimin e njëjtë-formimi I personit të lirë, të gjithanshëm dhe krijues. Për shkak të realizimit të plotë të qëllimit të përbashkët, ata janë detyruar për të punuar ngushtë së bashku dhe të përplotësohen. Kështu, suksesi në edukimin dhe arsimimin e të rinjve varet nga dy anët. Shkollat janë të detyruara në fillim të çdo viti shkollor t’i njohin prindërit me programin vjetor të punës, me të drejtat e nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve, me mundësitë për të angazhuar prindërit në realizimin e përmbajtjeve të veçanta edukativo-arsimore (si vullnetarë) , me kushtet materiale dhe edukative të vetë shkollës dhe me ndihmën që pritet nga prindërit për përmirësimin e tyre.
Një nga detyrat me prioritet të lartë të çdo shkolle është të sigurojë pjesëmarrjen e plotë të prindërve në vendimmarrjen në shkollë. Iniciatori I bashkëpunimit duhet të jetë shkolla, edhe pse secili propozim nga ana e prindërit është I mirëpritur. Bashkëpunimi zhvillohet në mënyrë individuale dhe në takime të përbashkëta me të gjithë prindërit.
Bashkëpunimi në mes shkollës dhe familjes realizohet përmes formave të ndryshme, duke përfshirë :kontakte individuale, takime prindërore, ditë të pritjes për prindërit, ligjërata pedagogjike, shfaqje, ekspozita, seminare, këshillime, shkolla për prindërit dhe të tjera,. Ndryshimet në arsimimin tonë si dhe cilësi e lartë e aktiviteteve edukativo-arsimore që pritet si dhe hapësira e shkollave fillore dhe të mesme moderne e imponojnë nevojën për komunikim të shpeshtë në relacion : mësues-prind ose shkollë-familje. Numri më I madh I arsimtarëve me përkushtim më të madh dhe me përgjegjësi sillen ndaj bashkëpunimit me prindërit. Për fat të keq, ka një numër të konsiderueshëm të arsimtarëve që në mënyrë të pamjaftueshme I vizitojnë familjet, me qëllim që në mënyrë të drejtpërdrejtë ti njoftojnë me kushtet familjare të nxënësve të tyre( kushtet materiale, shëndetësore, kulturore, sociale, pedagogjike etj).
Shumica e prindërve në mënyrë pozitive sillen ndaj iniciativave të arsimtarëve dhe shkollave për bashkëpunimin dhe ofrojnë shumë vërejtje dhe sugjerime konstruktive. Vërejtjet e tyre janë në lidhje me parregullsitë në lidhje me mbajtjen e mësimit, vlerësimin, sjelljen e arsimtarëve ndaj nxënësve dhe kështu me radhë. Megjithatë, një numër i madh i prindërve nuk e vizitojnë shkollën as takimet prindërore. Është fakt se në mbledhjet prindërore vijnë prindërit që fëmijët e tyre kanë sukses të lakmueshëm edhe pse më e vlefshme është mbledhja për ata nxënës që janë të dobët në mësime. Që të rritet përgjegjësia e prindërve, fëmijët e të cilëve në shkollën fillore dhe të tregojnë sukses te dobët dhe sjellje të keqe dhe të dhunshme etj.
Një nga ligjet përkatëse janë futja e dy masave- dërgimi i prindërit për tu këshilluar dhe një gjobë prej 200-250 euro nëse prindi nuk paraqitet në datën e caktuar për këshillim pas ftesës së dytë ose 500-700 euro nëse prindi nuk paraqitet pas ftesës së tretë.
Si do që të jetë, shkollat fillore dhe të mesme si dhe autoritetet kompetente dhe institucionet në fushën e arsimit në nivelin lokal dhe atë qendror duhet të kushtojnë një vëmendje më të madhe EDUKIMIT TË PRINDËRVE përmes të cilit ata do të rrisin edukimin pedagogjik dhe do të forcohet vetëdija e tyre për edukimin e duhur dhe arsimimin më të mirë të rinjve. Kisha thënë një sfidë për ata janë nevojat e kohës së re, të cilat nga të gjithë kërkon të mbajnë hapin me ndryshimet dhe njohuritë e reja të kohës së sodit.

Muzafer Livoreka
Profesor pranë SHMPK –Gjoce Stojcevski
Tetovë

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *