Home / Sport / Behrami mund të bëhet i Interit

Behrami mund të bëhet i Interit

Ai që e kërkon te Interi është Walter Mazzarri, i cili e ka pasur të parapëlqyer në kohën kur drejtonte Napolin. Mesfushori i kombëtares zvicerane u afrua në “San Paolo” pikërisht nga tekniku aktual i Interit.

Valon Behrami, fare lehtë mund të vishet zikaltër në të ardhmen e afërt. Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, futbollisti nga Mitrovica, mund të transferohet te Interi gjatë merkatos së ardhshme.

Ai që e kërkon te Interi është Walter Mazzarri, i cili e ka pasur të parapëlqyer në kohën kur drejtonte Napolin. Mesfushori i kombëtares zvicerane u afrua në “San Paolo” pikërisht nga tekniku aktual i Inter, që i kërkoi presidentit Aurelio De Laurentiis, blerjen e tij nga Fiorentina.

Gjithsesi, që Interi të firmosë me Behramin nuk do të jetë aspak e lehtë pasi dhe Rafa Benitez e vlerëson si një element të rëndësishëm për lojën e ekipit të tij, aq më tepër që shqiptaro-zvicerani është një pikë fikse në formacion.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *