Home / Sport / Belgjika insiston për Januzajn

Belgjika insiston për Januzajn

Seleksionuesi i Belgjikës, Marc Wilmots pranoi se do ta takojë shumë shpejt talentin 18-vjecar, për ta bindur që të bëhet pjesë e skuadrës belge, raporton SuperSport.

Përveç Kombëtares shqiptare, edhe ajo e Belgjikës po e kërkon me ngulm Adnan Januzajn, mesfushorin e Manchester Unitedit.

Seleksionuesi i Belgjikës, Marc Wilmots pranoi se do ta takojë shumë shpejt talentin 18-vjecar, për ta bindur që të bëhet pjesë e skuadrës belge, raporton SuperSport.

“Do ta flas shumë shpejt me Januzajn. Të them të drejtën nuk kam diskutuar kurrë me të për këtë çështje, ndërsa ndërsa ndihmësi im Vital Borkelmans e ka takuar disa javë më parë, në fillim të fazës përgatitore të Manchester Unitedin”, deklaroi Wilmotos për mediat blege.

Mediat belge, shpresojnë që edhe Adnand Januzaj ta zgjedh Belgjikën sikurse talenti i PSV Eindhovenit, Zakaria Bakkali, i cili ka prejardhje nga Maroku.

“Zgjedhja i përket vetëm Januzajt, pasi të dëgjojë zemrën, sikurse ndodhi me Bakkali. Ndryshimi i vetëm është që Januzaj nuk e ka veshur akoma fanellën e ekipit kombëtar belg, madje as te moshat, sepse e ka refuzuar”, theksoi Wilmotos.

Te Manchester Unitedi talenti kosovar tash e tutje do ta ketë shok skuadre Marouane Fellaini, që u transferua në “Old Traford” në orët e fundit të afatit kalimtar nga Everton, por Wilmotos nuk dëshiron që lojtari i përfaqësueses belge të ndërhyjë ne negociatat për të bindur 18-vjecarin që të pranojë ftesën e Belgjikë.

Për çështjen “Januzaj”, pak javë më parë foli edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili pasi e vlerësoi mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit, tha se priste momentin e duhur për ta ftuar në kombëtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *