Home / Lajme / Maqedoni / Beograd:Shqipëria Natyrale” jetësohet në Maqedoni

Beograd:Shqipëria Natyrale” jetësohet në Maqedoni

9 shtator- Alarmi vjen përmes një artikulli të publikuar në të përditshmen serbe “Veçernje novosti”, ku nënvizohet fakti që pasojat janë më se të dukshme në Maqedoni. “Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e qeverisura nga partitë shqiptare, shqiptarizimi është i dukshëm praktikisht në çdo kënd”, nënvizon artikulli.

Projekti “Shqipëria Natyrale” tashmë ka nisur të vihet në jetë, dhe zbatimi i tij është më se i dukshëm në Maqedoni, ku shqiptarët po përdorin gjuhën për shpërbërjen e këtij shteti, duke pagëzuar me emrat e tyre malet, fshatrat e shkollat. Alarmi vjen përmes një artikulli të publikuar në të përditshmen serbe “Veçernje novosti”, ku nënvizohet fakti që pasojat janë më se të dukshme në Maqedoni. “Në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e qeverisura nga partitë shqiptare, shqiptarizimi është i dukshëm praktikisht në çdo kënd”, nënvizon artikulli. Në artikullin special citohet profesori i Kolegjit Amerikan të Shkupit, Stevo Pendarovski, ku shpjegon se në shtetin e përbërë nga dy etni, i krijuar pas presionesh të forta diplomatike përmes Marrëveshjes së Ohrit, “nuk ka asnjë dyshim se shqiptarët dhe maqedonasit po largohen nga njëri-tjetri”. Më tej Pendarovski, ish-këshilltar sigurie për dy presidentë të këtij vendi Trajkovski dhe Cërvenkovski, nënvizon se gjithsesi shpërbërja e Maqedonisë nuk është e mundur pa mbështetjen e diasporës rajonale shqiptare, e veçanërisht “pa aprovimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Artikulli zgjatet mjaft mbi figurën dhe qëndrimet e Ali Ahmetit, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. “Më 22 mars Ahmeti i tha në një intervistë një reporteri të “Newsweek”: Beteja që nisëm ka një qëllim të vetëm, largimin e forcave sllave nga territoret tradicionalisht shqiptare. Në artikull citohet edhe lideri i Partisë Demokratike Menduh Thaçi, i cili më 16 mars 2001 ka thënë për “New York Times” se “Shqiptarët nisën një betejë të armatosur për çlirimin e territoreve të tyre”. Në të gjitha shfaqjet publike prej kohësh Ahmeti flet ekskluzivisht në shqip, shpesh edhe pa përkthim. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjithë liderët shqiptarë. Në një ceremoni të zhvilluar së fundmi për inaugurimin e fillimit të punimeve në një shkollë të komunës së Sarajit, në periferi të Shkupit, Musa Xhaferri, një politikan shqiptar foli vetëm në shqip. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Tetovës, deri pak kohë më parë zëvendëskryeministre përgjegjëse për integrimin evropian, Teuta Arifi, si dhe kolegët e saj në Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe në Strugë, i kanë shqiptarizuar institucionet e tyre. Drejtuesit maqedonas janë zëvendësuar ekskluzivisht nga shqiptarë. “E gjitha kjo është shoqëruar me vendosjen e flamujve shqiptarë përballë këtyre institucioneve”, nënvizon “Veçernje novosti”. (balkanweb)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *