Home / Sport / Berat Jakupi triumfon në Çeki

Berat Jakupi triumfon në Çeki

29 Shtator… Ai në finale në kategorinë e seniorëve në -84 kg me rezultatin bindës 4-1, ka mundur karateistin belg Muololu dhe kështu përherë të parë bëhet fitues i këtij turniri të madh ndërkombëtar të karatesë.

Berat Jakupi është fitues i edicionit të 14-të me radhë i turneut ndërkombëtar të karatesë “Grand Prix 2013” që u mbajt në qytetin Pilsen të Çekisë. Ai në finale në kategorinë e seniorëve në -84 kg me rezultatin bindës 4-1, ka mundur karateistin belg Muololu dhe kështu përherë të parë bëhet fitues i këtij turniri të madh ndërkombëtar të karatesë.

“ Berati ishte i shkëlqyeshëm. Në kategorinë seniorëve i shkatërroi bindshëm të gjithë kundërshtarët, ndërsa në kategorinë e juniorëve të vjetër në +78 kg Berati dëshmoi se është sportist i madh shënoi fitore bindëse në 5 lufta, ndërsa në finale mundi karateistin zviceran, ai fitoi 40 pikë që në karate janë dëshmi për formën e lartë. Ky sukses në Pilsen të Çekisë dëshmon qartë se Berat Jakupi është në formën e shkëlqyer në prag të kampionatit botëror në Spanjë” deklaroi pas këtyre sukseseve të Berat Jakupi, trajneri Arlind Huseini

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *