Home / Lajme / Maqedoni / Brukseli e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për BE-në në Maqedoni

Brukseli e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për BE-në në Maqedoni

17 shtator-Ky hap i partive politike të Maqedonisë vjen në kohën e finalizimti të raportit të progresit të KE-së, i cili është paralajmëruar se do të publikophet më 16 tetor. Raporti, pritet të përmbajë rekomandim të ri të pestë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Union.

Komisioni Evropian mbrëmë vonë e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për qëllimin strategjik – anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, të cilin e kanë nënshkruar të gjitha partitë, përveç PDSH-së dhe Partisë Liberale, që janë të prezantuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në Qeverinë joformale të Unionit ende e studiojnë tekstin e Memorandumit, por nuk fshehin se është hap i shkëlqyer në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE.

“Ne jemi koshientë për nënshkrimin e Memorandumit dhe momentalisht e studiojmë tekstin. Në parim, Komisioni i inkurajon dhe i përshëndet marrëveshjet ndërpartiake për axhendën e BE-së, si dhe hapat e ndërmarrë që çojnë drejt bashkëpunimit inkluziv të të gjitha palëve të prekura, me qëllim që të plotësohet qëllimi strategjik i integrimit evropian. Këtë Memorandum, gjithashtu e përshëndesim edhe si pjesë të zbatimit të marrëveshjes nga 1 marsi, thotë zëdhënësi i Komisionit, Petar Stano,.

Ky hap i partive politike të Maqedonisë vjen në kohën e finalizimti të raportit të progresit të KE-së, i cili është paralajmëruar se do të publikophet më 16 tetor. Raporti, pritet të përmbajë rekomandim të ri të pestë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Union.

Mbrëmë, nënshkrimin e Memorandumit për BE-në në Maqedoni e përshëndeti edhe raportuesi për vendin në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, duke e quajtur si “sinjal pozitiv se debati politik vendor mund të lihet anash nga çështjet që do të mund të shkaktojnë bllokada të reja në procesin e anëtarësimit të Unionit”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *