Home / Lajme / Maqedoni / Buçkovski: Zgjedhje të parakohshme duhet të ketë

Buçkovski: Zgjedhje të parakohshme duhet të ketë

23 shtator-“Zgjedhje të parakohshme dueht të ketë dhe se të gjitha skenaret janë të hapura”, ka theksuar Buçkovski, duke mohuar zërat se partia e tyre është e afërt me VMRO-DPMNE apo LSDM-në opozitare.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski theksoi se zgjedhjet të parakohshme sipas gjitha gjasave duhet të ketë në Maqedoni. Ish-kryeministri i socialdemokratëve këtë e bëri të ditur gjatë promovimit të partisë së re, “Maqedonia positive”, duke theksuar se partia e tyre e re është e gatshme për këto zgjedhje.

“Zgjedhje të parakohshme dueht të ketë dhe se të gjitha skenaret janë të hapura”, ka theksuar Buçkovski, duke mohuar zërat se partia e tyre është e afërt me VMRO-DPMNE apo LSDM-në opozitare.

Ai ka nënvizuar se dalja e tij nga LSDM dhe formimi i subjektit të ri politik është bërë me qëllim të krijimit të një oferte të re politike, për të qetësuar atmosferën politike në shtet dhe gjërat të zhvillohen dhe të thuhen pa gjuhën e urrejtjes dhe hakmarrjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *