Home / Sport / Buffon: Mos e lëshoni Pirlon

Buffon: Mos e lëshoni Pirlon

“Një futbollist si Andrea nuk mund të vihet kurrë në diskutim, përndryshe hajde e çmontojmë stadiumet copë pas cope, kthehemi në shtëpi dhe të mos luajmë më futboll. Unë uroj që një skuadër përderisa e ka mundësinë të mos privohet kurrë nga një lojtar i tillë”, ka deklaruar Buffon për Sky Sports Italia.

Drejtuesit e Juventusit dhe Andrea Pirlo pritet t’i rinisin negociatat për vazhdimin e kontratës në vitin e ardhshëm.

Mesfushori italian ka kontratë me klubin torinez deri në verën e vitit 2014. Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Gianluigi Buffon u ka bërë apel drejtuesve të ekipit që mos ta lëshojnë Pirlon

“Një futbollist si Andrea nuk mund të vihet kurrë në diskutim, përndryshe hajde e çmontojmë stadiumet copë pas cope, kthehemi në shtëpi dhe të mos luajmë më futboll. Unë uroj që një skuadër përderisa e ka mundësinë të mos privohet kurrë nga një lojtar i tillë”, ka deklaruar Buffon për Sky Sports Italia.

Ndërkohë, thuhet se interesim për Pirlon kanë shprehur Manchester United, Chelsea, Arsenal. Tottenham dhe Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *