Home / Lajme / Rajon / Bumçi: Rama barazon shqiptarët e Maqedonisë me pakicën maqedonase në Shqipëri

Bumçi: Rama barazon shqiptarët e Maqedonisë me pakicën maqedonase në Shqipëri

18 shtator-“Zoti Rrama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë që kemi pasur deri tani. Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Është dokumenti bazë për marrëdhëniet ndëretnike. Marrëveshja e Ohrit është e përfshirë në cdo raport të BE-së dhe ka qenë kryefjalë e cdo diplomati’, tha Bumçi.

Ish- Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se po dëmton marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria ka ndërtuar ndër vite.

Në një reagim për mediat pas takimit të Ramës me presidentin e Maqedonisë George Ivanov, ish-ministri Bumçi solli në vëmendje marrëveshjen e Ohrit që sipas tij rregullon marrëdhëniet ndëretnike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë teksa sulmoi kryeministrin e ri se hoqi vizë barazie mes shqiptarëve në Maqedoni dhe pakicës maqedonase në Shqipëri.

“Zoti Rrama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë që kemi pasur deri tani. Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Është dokumenti bazë për marrëdhëniet ndëretnike. Marrëveshja e Ohrit është e përfshirë në cdo raport të BE-së dhe ka qenë kryefjalë e cdo diplomati. Ai vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve të Maqedonisë që bëjnë 25 % të popullsisë. Rama tha se nuk kemi të drejtë të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni kur nuk respektojmë të drejtat e pakicave maqedonase këtu. Shoqëria në cdo raport vlerësohet me notat më të larta për të drejtat e pakicave. Një krahasim i tillë është i keq pasi cënon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, theksoi ish-ministri Bumçi.

Bumçi i kërkoi kreut të ekzekutivit që të sqarojë politikën e re që ka ndërmarrë në marrëdhëniet me fqinjët.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *