Home / Sport / Cana: Moment historik për kombëtaren

Cana: Moment historik për kombëtaren

Mbrojtësi i Lacios i cili rikthehet në një ndeshje eleminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë në qershor në Qemal Stafa, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj.

Dy ndeshje për mos tu humbur. Nuk është thjesht sllogani për të qëndruar përpara ekranit dhe ndjekur dy sfidat e kombëtares, por ky duket të jetë objektivi i kuqezinjve tanë në prag të impenjimit të dyfishtë në transfertë me Slloveninë dhe Islandën. Fjalë që dalin nga goja e kapitenit Lorik Cana që së bashku me Ansi Agollin premtojnë përkushtim dhe impenjim maksimal.

Mbrojtësi i Lacios i cili rikthehet në një ndeshje eleminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë në qershor në Qemal Stafa, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj. Cana e kupton rëndësinë e kësaj mungese por shprehet i bindur se kushdo që do të luajë do të jetë në lartësinë e detyrës, pasi forca e kombëtares shqiptare është grupi.

Sllovenia, që është dhe kundërshtari i parë i kuqezinjve, është një ekip me potencial në fazën sulmuese, duke u bazuar shumë tek mesfushorët e avancuar në krah. Njëri prej tyre është dhe Ilicic, një problem më shumë për mbrojtësit e krahëve tek kuqezinjtë, edhe pse Agolli deklaron që skuadra ka potencialin e duhur për tiu kundërvënë kundërshtarit.

Ndërkohë në fund me grintën e kapitenit, Lorik Cana ka një urim të vecantë për të bërë, një mënyrë origjinale për të karikuar më tej ambientin kuqezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *