Home / Lajme / Maqedoni / Çeku: Nuk ka rrezik për sigurinë e Maqedonisë nga ana e Kosovës (VIDEO)

Çeku: Nuk ka rrezik për sigurinë e Maqedonisë nga ana e Kosovës (VIDEO)

Shkup, 30 Shtator – Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi është takuar sot me homologun kosovar Agim Çeku i cili edhe po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në takim është konstatuar se dikasteri i Mbrojtjes dhe Maqedonia vazhdojnë t’i japin mbështetje Republikës së Kosovës dhe forcave të saj në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në pajtueshmëri me planin e Marti Ahtisarit.

Xhaferi dhe Çeku njëherësh kanë nënshkruar protokoll për bashkëpunim ushtarak me çka edhe thellohet ky bashkëpunim në më shumë sfera, si që është mbrojtja, arsimi, këmbimi i përvojave, stërvitje të përbashkëta, takime të ekspertëve nga sfera të ndryshme dhe tjera.

“U japim mbështetje në gjitha nismave rajonale në të cilat merr pjesë Maqedonia përmes MM-së, të marrë pjesë edhe Kosova, duke u udhëhequr nga parimi se rajoni do jetë i plotë nëse në nismat marrin pjesë gjithë subjektet që e përbëjnë atë”, tha ministri Xhaferi, duke paralajmëruar takimin e ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut që nga 3 tetori që do të realizohet në Bërdo të Sllovenisë.

Nga ana tjetër ministri kosovar Agim Çeku tha se Maqedonia e Kosova kontribuojnë në paqen rajonale dhe janë shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor.

“Kosova dhe Serbia janë në fazë të re të raporteve, qëllimi i marrëveshjes është normalizimi i relacioneve dhe integrimi i pjesës veriore të Kosovës dhe bashkësisë serbe në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Veriu i Kosovës çdoherë ka qenë kërcënim potencial për paqen dhe sigurinë kosovare, veçmas pas luftës, por jemi nisur në drejtim të mirë që ajo të tejkalohet”, ka thënë Çeku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *