Home / Sport / Champions kthehet me derbin Galata – Real Madrid

Champions kthehet me derbin Galata – Real Madrid

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo ndërmjet Galatasarayt dhe Real Madridit. Gjiganti turk e mposhti atë spanjoll sezonin e kaluar në çerekfinale, por turqit ishin eliminuar nga kjo fazë pasi ‘Los Blancos’ ishin më të mirë në duelin e dyfishtë.

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit evropian – Liga e Kampionëve, do të nis sonte, ku do të zhvillohet xhiroja e parë e fazës së grupeve.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo ndërmjet Galatasarayt dhe Real Madridit. Gjiganti turk e mposhti atë spanjoll sezonin e kaluar në çerekfinale, por turqit ishin eliminuar nga kjo fazë pasi ‘Los Blancos’ ishin më të mirë në duelin e dyfishtë.

Sidoqoftë, djelmoshat e Fatih Terimit do të mundohen ta përsërisin lojën e fundit të zhvilluar në Stamboll ndaj madrilenëve, për t’i mbajtur tri pikë në shtëpi.

Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit, i udhëhequr nga dyshja Ronaldo – Bale, mund të shfaqet i rrezikshëm në çdo moment dhe ta mposht klubin më të madh turk. Në duelin tjetër të Grupit B, Juventusi e viziton Danimarkën, ku e pret København.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Bayern Munich, ku aktivizohet Xherdan Shaqiri, do ta nis edicionin e ri të këtij evenimenti me përballjen ndaj ekipit rus CSKA.

Në Grupin A, ndeshje interesante do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Bayer Leverkusenit. Kurse në Grupin C, Anderlechti i Besnik Hasit (ndihmës trajner) do ta vizitojë Benfican, në një terren mjaft të vështirë.

Liga e Kampionëve
E martë
Grupi A
Manchester United – Bayer Leverkusen 20:45
Real Sociedad – Shakhtar Donetsk 20:45

Grupi B
København – Juventus 20:45
Galatasaray – Real Madrid 20:45

Grupi C
Benfica – Anderlecht 20:45
Olympiakos – Paris Saint Germain 20:45

Grupi D
Bayern Munich – CSKA Moscow 20:45
Viktoria Plzen – Manchester City 20:45

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *