Home / Sport / Cuculi për fitore minimale ndaj Shkupit

Cuculi për fitore minimale ndaj Shkupit

Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese e Shkëndijës në pauzën e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualifikimet për ‘Brazil 2014’. Paraprakisht Shkëndija në Ohër fitoi 4:3 Partizanin e Tiranës.

Një gol i vetëm i Ardian Cuculit i ka mjaftuar Shkëndijës për të mundur 1:0 anëtarin e Ligës së Dytë, Shkupin, në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar të martën në stadiumin e Çairit në Shkup. Takimi ishte shumë interesant dhe dinamik, me luftë të madhe në teren nga ana e të dyja palëve, që të jepte përshtypjen se bëhet fjalë për ndeshje kampionale. Shkupi nisi takimin me shumë motiv, mirëpo Shkëndija u tregua shumë e pjekur kur amortizoi sulmet e vendasve dhe me kalimin e kohës vendosi dominim në teren. Shkupi për pak sa nuk avansoi pas depërtimit të mirë të Asanit, që doli ballë-ballë me Jovanovskin, mirëpo portieri i Shkëndijës shpëtoi portën e tij. Në anën tjetër Shkëndija kishte disa gjysmëraste, para se një aksion i bukur i ‘kuqezinjëve’ të sjell golin e vetëm të takimit. Maznov me shumë klas assistoi për Cuculin, i cili me goditje të fortë tundi rrjetën kundërshtare. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat hynë me formacione të ndryshuara, ndërsa përsëri në sipërfaqe dolën disa futbollistë të rrinjë të Shkëndijës që duket se ‘piqen’ shpejtë në rrugët drejt formacionit bazë. Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese e Shkëndijës në pauzën e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në kualifikimet për ‘Brazil 2014’. Paraprakisht Shkëndija në Ohër fitoi 4:3 Partizanin e Tiranës. Pas kësaj përballje trajneri Jovanovski do të vazhdojë të stërvisë ekipin në Tetovë, duke u përgatitur për ndeshjen e xhiros së 7-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, kur Shkëndija është mysafire e Pelisterit të Manastir.

Shkëndija ndeshjen me Shkupin e nisi me këtë formacion:

Jovanovski, Alili, Pollozhani, Belica, Cuculi, Ismaili, Mustafi, Selmani, Emrullai, Nexhipi dhe Maznov. Në pjesën e dytë u inkuadruan të gjithë futbollistët, ndërsa përsëri pushoi Nuhiu, që ka nisur të stërvitet me ekipin dhe do të jetë i gatshëm për takimin e rradhës me Pelisterin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *