Home / Lajme / Maqedoni / DAP paralajmëroi kontroll të objekteve afariste për fiskalizim

DAP paralajmëroi kontroll të objekteve afariste për fiskalizim

26 shtator-Në terren punojnë edhe ekipet mobile të DAP-it nga 150 inspektorë tatimor të cilët prej fillimit të shtatorit mbyllën 21 objekte afariste në Veles, 41 në Strumicë, 23 në Gjevgjeli, 29 në Kumanovë, 69 në Shkup, 19 në Tetovë dhe 20 në Prilep.

Drejtoria për të Ardhura Publike informon se ka filluar me kontrollin më të madh në pjesën e fiskalizimit deri tani. Paralajmëron se pa përjashtime, në të gjitha qytetet dhe komunat, dhe në “dyqanet” më të vogla do të kontrollohet nga tatimpaguesit.

Në terren punojnë edhe ekipet mobile të DAP-it nga 150 inspektorë tatimor të cilët prej fillimit të shtatorit mbyllën 21 objekte afariste në Veles, 41 në Strumicë, 23 në Gjevgjeli, 29 në Kumanovë, 69 në Shkup, 19 në Tetovë dhe 20 në Prilep.

“Pa dallim të veprimtarisë, pa selektim do të kontrollohen objektet afariste nëse japin llogari fiskale, nëse e mbulojnë dhe tregojnë qarkullim e gatshëm real, udhëheqjen e dokumentacionit financiar…, citojnë në kumtesën e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *