Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski: Shqetësuese janë vlerësimet për dëmet ekonomike nga ndryshimet klimatike

Dimovski: Shqetësuese janë vlerësimet për dëmet ekonomike nga ndryshimet klimatike

26 shtator-Sipas drejtorit të misionit të USAID-it Xhejms Stejn, qëllimi i Karvanit është që t’i edukojë fermerët individualë dhe bashkësitë e tyre për efektet e pritura nga ndryshimet klimatike. Përmes sesioneve të çështjeve dhe përgjigjeve të hapura, ekspertët drejtpërdrejtë përgjigjen për probleme të caktuara me të cilat përballen fermerët, me çka bëhen strategji për adaptimin ndaj efekteve nga ndryshimet klimatike.

Nga ndryshimet klimatike ndikimin negativ nga të cilat Maqedonia veç po e ndjen, janë rrezikuar rajone më të rëndësishme bujqësore dhe kultura strategjike, përderisa vlerësimet për dëme ekonomike janë shqetësuese, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski.

Pas përfundimit të fushatës vjeshtore të Karvanit për ndryshime klimatike në Sveti Nikollë. Dimovski theksoi se bujqësia është ndër sektorët më të prekshme ekonomike nga ky aspekt.

Periudhën e ardhshme, paralajmëroi, Ministra do të fokusohet në krijimin e politikave të duhura dhe definim të masave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

“Përforcimin e kapaciteteve do ta përfshijë edhe Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në drejtim të sigurimit të këshillave për praktika më të mira bujqësore dhe qasje deri në informacione më të mira për kultivimin e kulturave me prodhim të lartë, si dhe sigurim i këshillave për mbajtjen e prodhimeve në kushte të temperaturave ekstreme ose ndikime tjera negative dhe natyrisht edhe Drejtorinë për punë hidrometeorologjike për sigurim të të të dhënave në kohë dhe të sakta për parashikimin e temperaturës dhe reshjeve”, theksoi Dimovski.

Sipas drejtorit të misionit të USAID-it Xhejms Stejn, qëllimi i Karvanit është që t’i edukojë fermerët individualë dhe bashkësitë e tyre për efektet e pritura nga ndryshimet klimatike. Përmes sesioneve të çështjeve dhe përgjigjeve të hapura, ekspertët drejtpërdrejtë përgjigjen për probleme të caktuara me të cilat përballen fermerët, me çka bëhen strategji për adaptimin ndaj efekteve nga ndryshimet klimatike.

“Kohë më parë Maqedonia është nën ndikim të klimës më të ngrohtë dhe më të thatë dhe me këtë është edhe më e nënshtruar në paraqitjen e valëve më të ngrohta, thatësira, përmbytje dhe breshër”, tha Stejn.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *