Home / Lajme / Maqedoni / Dy shtetas të Maqedonisë të vdekur në aksidentin në Kroaci, tre të lënduar

Dy shtetas të Maqedonisë të vdekur në aksidentin në Kroaci, tre të lënduar

6 shtator-Përveç saj, viktimat që u përplasën me kamionin po udhëtonin bashkërisht me një makinë tjetër, në të cilën gjendeshin shokët e tyre, të cilët gjithashtu po udhëtonin drejt Italisë. Ata kanë parë me sy ngjarjet tragjike, kur makina para tyre është përplasur me kamionin që qëndronte përskaj rrugës dhe që shoferi i tij po ndërronte gomën e shpërthyer.

Një aksidenti ka ndodhur dje në autostradën A3 në Kroaci, ku jetën e ka humbur dy shtetas të Maqedonisë, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.

Siç bëhet e ditur nga mediat kroate, aksidenti ka ndodhur në autostradën Bregana – Lipovac, në dalje të qytetit Ivaniq, me ç`rast makina e tipit “Mercedes Benz” me të cilën po udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion me targa turke.

Akoma nuk bëhen të ditura rrethanat që ka ndodhur aksidenti, ndërsa në makinë ka pasur pesë udhëtarë, dy prej të cilëve kanë humbur jetën, të cilët po ktheheshin në Itali, pas pushimit vjetor në vendlindje.

Sipas mediave kroate, makina e tipit “Mercedes Benz” është me targa bullgare, transmeton ina.

Përveç saj, viktimat që u përplasën me kamionin po udhëtonin bashkërisht me një makinë tjetër, në të cilën gjendeshin shokët e tyre, të cilët gjithashtu po udhëtonin drejt Italisë. Ata kanë parë me sy ngjarjet tragjike, kur makina para tyre është përplasur me kamionin që qëndronte përskaj rrugës dhe që shoferi i tij po ndërronte gomën e shpërthyer.

Dy viktimat që kanë ndërruar jetë janë 38 vjeç dhe 26 vjeç.

Të lënduarit janë shtrirë për trajtim mjekësor në spitalin e Dubravës dhe se ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *