Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në aksident, mes tyre edhe shtetas të Kosovës

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në aksident, mes tyre edhe shtetas të Kosovës

3 shtator- Sipas policisë, në këtë aksident kanë humbur jetën shoferët e makinave BMW dhe Golf, ndërsa të plagosur rëndë janë pesë udhëtarët e tjerë të makinës Tiko dhe Golf. Të plagosur menjëerë janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa një pjesë e tyre siç mësohet jozyrtarisht janë transportuar edhe në Shkup. Policia akoma po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes.

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë, në afërsi të fshatit Stracin në verilindje të Maqedonisë, informon agjencia e lajmeve INA.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:15, kur janë përplasur tre makina, BMW me targa bullgare, Golf me targa të Kosovës dhe një Tiko me targa të Kumanovës.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë humbur jetën shoferët e makinave BMW dhe Golf, ndërsa të plagosur rëndë janë pesë udhëtarët e tjerë të makinës Tiko dhe Golf. Të plagosur menjëerë janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa një pjesë e tyre siç mësohet jozyrtarisht janë transportuar edhe në Shkup. Policia akoma po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *