Home / Lajme / Maqedoni / Dy vellezer rrahin shkupjanen – i kerkojne 2.000 euro

Dy vellezer rrahin shkupjanen – i kerkojne 2.000 euro

29 Shtator…Dy vëllezër nga Saraj i Shkupit kanë përfunduar në burg pasiqë më datë 25 shtator kishin rrëmbyer një femër 38-vjecare nga Shkupi.

Dy vëllezër nga Saraj i Shkupit kanë përfunduar në burg pasiqë më datë 25 shtator kishin rrëmbyer një femër 38-vjecare nga Shkupi.

Njëri nga vëllezërit gjegjësisht 37-vjecari I.I. të mërkurën e kaluar rreth orës 20.00 ë rrugën “Vojdan Cernodriski” në Shkup, e kishte takuar &#1045″>1045;.М.(38) nga Shkupi afër ‘Bit Pazarit’ të cilën e kishte urdhëruar të niset në drejtim të makinës së tij, ku po priste vëllai i tij N.I.(27).

Sapo ajo kishte mbërritur tek makina, vëllezërit e kishin rrahuar, ndërsa vëllai më i moshur i kishte kërkuar 2.000 euro dhe i’u kishin kërcënuar me jetë.

Gjatë tërë kohës me ata ishte edhe 33-vjecarja, e cila e shoqëronte të sulmuarën, kurse pikërisht në momentin e incidentit, rastësisht po kalonte edhe kolegja &#1045″>1045;.М, e cila po i pyeste se cfarë kishte ndodhur. Në atë moment, dhunuesi kishte filluar t’i bërtiste edhe asaj, e cila nga frika kishte ikur, shkruan Lajm.

Menjëherë pas kësaj I.I. kishte hyrë në makinë e shkupjanes, me të cilën ishte nisur në drejtim të Sarajit, kurse prapa tyre ishte nisur edhe vëllai me makinën e tipit “Vento”.

Kur kishin mbërritur në Saraj, ndaj gruas kishte filluar tortura e vërtetë, e kishin rrahuar duke iu kërcënuar se nëse nuk i sjellë 2000 euro, do të digjnin me gjithë veturën.

Pas kësaj më dhunë e kishin hipur në makinën e vëllait tjeter dhe e kishin dërguar deri tek shtëpija e saj, për të marrë paratë, mirëpo ajo 10 minuta s’kishte dalë nga shtëpia me c’rast e kishte ftuar policinë në ndihmë. Dy vëllezërit në atë momenti kishin ikur.

Policia ka kumtuar se vëllai i moshuar tanimë është paraqitur për vepër penale. /albeu.com/ http://www.albeu.com/maqedoni/dy-vellezerit-rrahin-shkupjanen-i-kerkojne-2000-euro/126770/

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *