Home / Lajme / Maqedoni / Dyfish më të lira elaborateve për legalizim për kategoritë e prekura sociale

Dyfish më të lira elaborateve për legalizim për kategoritë e prekura sociale

13 shtator-“Besoj se me këtë masë dukshëm do t’u ndihmohet qytetarëve të cilët përballen me probleme për sigurimin e mjeteve për elaborate për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në të cilat jetojnë, me çka, gjithashtu besoj, do të shpejtohet procesi i legalizimit”, tha Spasov.

Qeveria ka vendosur ta zvogëlojë çmimin e kushtimit të elaborateve gjeodezike për objekte të ndërtuara pa leje për 50 për qind, me çka përveç shfrytëzuesve të ndihmës sociale në para, këtë volitshmëri do të mund ta shfrytëzojnë edhe personat e ndihmës ekzistuese në para, si dhe prindërit vetushqyes të fëmijëve me pengesa në zhvillim.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov sqaroi se që të mund ta shfrytëzojnë këtë volitshmëri, qytetarët do të duhet të nxjerrin vërtetim nga qendrat për punë sociale dhe t’i dorëzojnë deri te firmat gjeodezike të cilët ua përgatisin elaboratet.

“Besoj se me këtë masë dukshëm do t’u ndihmohet qytetarëve të cilët përballen me probleme për sigurimin e mjeteve për elaborate për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në të cilat jetojnë, me çka, gjithashtu besoj, do të shpejtohet procesi i legalizimit”, tha Spasov.

Drejtori i Agjencisë për kadastër i Republikës së Maqedonisë Sllavçe Tërpeski përkujtoi se të gjitha elaboratet për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje të dorëzohen deri më 18 qershor të vitit 2014.

Ai shtoi se porosinë e elaborateve, qytetarët duhet ta bëjnë sa më shpejtë dhe prandaj së shpejti duhet të fillojë edhe shembulli i kadastrës nëntokësore në vend.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga fillimi i javës së ardhshme, pas shpalljes së ndryshimeve në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Kategoritë e prekura sociale, për të cilat është dedikuar kjo masë, duhet t’i marrin vërtetimet nga qendrat për punë sociale dhe t’i dorëzojnë deri te firmat gjeodezike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *