Home / Lajme / Maqedoni / Embargoja nga Prishtina tronditë kompanitë në Maqedoni

Embargoja nga Prishtina tronditë kompanitë në Maqedoni

6 shtator-Tashmë me vendimin qeveritar është ndaluar importi i të gjitha prodhimeve bujqësore, si drithërat, pemët, perimet, lëngjet, qumështi dhe prodhimet e tij, verërat dhe alkooli, etj. Lidhur me këtë embargo janë alarmuar shumë kompani eksportuese të mallrave në Kosovë, të cilët kanë shprehur shqetësime dhe akuza ndaj Qeverisë së Maqedonisë.

Republika e Kosovës si importuesja më e madhe e mallrave nga Maqedonia përmes një vendimi të shpejt ndaloi prodhimet vendore të Maqedonisë që të tregtohen në Kosovë.

Njoftimi mbi këtë vendim është bërë në rrugë zyrtare nga Prishtinë në adresë të Shkupit, ndërsa është shmangur alarmimi përmes mediave.

Një zyrtar i Qeverisë së Kosovës deklaroi për INA se vendimi ishte si kundërpërgjigje ndaj masave të vendosura nga Shkupit për ndalesën e importit të grurit, miellit dhe prodhimeve të grurit.

“Por, përveç kësaj kjo është një përgjigje se nuk ka respekt reciprok ndaj tregut të Kosovës, kur dihet se Kosova është një ndër tregjet më të mëdha të prodhimeve nga Maqedonia. Gjithashtu në shumë raste Enti i Statistikave të Maqedonisë ka fshehur këtë fakt, duke mos e nxjerrë Kosovën si importuesen më të madhe. Kjo vazhdimisht është fshehur dhe ne kemi ndjekur mediat atje”, theksoi zyrtari i Qeverisë së Kosovës.

Gjithçka ka ndodhur pasi që Shkupi vendosi ndalimin e importit të grurit dhe miellit dhe kjo ka bërë që Prishtina zyrtare të vendos masat e reciprocitetit. Edhe pse qeveria e Shkupit më 2 shtator hoqi ndalesën për importin e grurit, megjithatë mbetet në fuqi ndalesë për importin e miellit nga jashtë vendit.

Gjatë këtij viti në Kosovë janë eksportuar mallra në vlerë prej 160 milionë dollarë ndërsa nga Kosova në Maqedoni është importuar 17 milionë dollarë apo 0.5 për qind nga importi i përgjithshëm.

Tashmë me vendimin qeveritar është ndaluar importi i të gjitha prodhimeve bujqësore, si drithërat, pemët, perimet, lëngjet, qumështi dhe prodhimet e tij, verërat dhe alkooli, etj. Lidhur me këtë embargo janë alarmuar shumë kompani eksportuese të mallrave në Kosovë, të cilët kanë shprehur shqetësime dhe akuza ndaj Qeverisë së Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë edhe zyrtarisht është njoftuar me vendim të qeverisë së Kosovës. Kjo çështje do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së qeverisë, por deri në ndonjë vendim tjetër, mbetet në fuqi vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të miellit nga vendet fqinje me qëllim të mbrojtjes së prodhimit të brendshëm. Qeveria nga data 2 shtator ka shfuqizuar vendimin për importin e grurit nga jashtë, por ajo për miellin mbetet ende në fuqi”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vendimi i qeverisë së Kosovës do të reflektohen negativisht në ekonominë e Maqedonisë për shkak të këmbimit tregtar që është në favor të ekonomisë maqedonase. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *