Home / Lajme / Maqedoni / Është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes MSH-së dhe Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën

Është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes MSH-së dhe Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën

15 shtator-“Puna e dytë në të cilën do të përqëndrohemi janë sëmundjet jongjitëse. Për herë të parë në Maqedoni është paraqitur programi për sëmundje kardiovaskulare, këtu janë sëmundjet e fruthit, shëndeti mendor, sida”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe drejtoresha e Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropë, Suzana Jakab pas takimit të sotëm në Çeshme të Turqisë, nënshkruan marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH-së – Zyra rajonale për Evropë për periudhën e vitit 2014-2015, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

“Republika e Maqedonisë është vendi i parë nga Evropa e cila ka nënshkruar marrëveshje të tillë me OBSH-në në këtë sesion të marrëveshjeve. Ajo do të na mundësojë që të sigurojmë dy herë më shumë mjete nga ato që paraprakisht janë siguruar për atë qëllim. Ato janë 660.000 deri në 700.000 euro, të cilat ndihmojnë të implementohen politikat të cilat janë nga rëndësia për RM-në, në pjesën e politikave shëndetësore”, deklaroi Todorov.

Marrëveshja përqendrohet në përkrahjen teknike për implementimin e planit të ri operativ në shëndetësi deri në vitin 2020, si dhe në fushën e sëmundjeve jongjitëse.

Ministri i Shëndetësisë potencoi se me Jakabin ka pasur mundësi të bisedojnë për prioritetet të cilat i ka Maqedonia në raport me zhvillimin e sektorit shëndetësor. I informova për më shumë aktivitete reformuese të cilat i ndërrmarim në këtë plan, nga aspekti i infrastrukturës shëndetësore, investimit në kapitalin njerëzor dhe edukimin e mjekëve specialist në Maqedoni, edukim nga mjekët e huaj në Maqedoni, sistemi elektronik “Termini im”, si dhe dy punë të veçanta të cilat kanë hyrë në marrëveshje, që ishte përparësi e cila i ishte dhënë Maqedonisë, theksoi Todorov.

Potencoi se ajo që për atë paraqet motiv të fuqishëm të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm me OBSH-në është pjesë e planit operativ strategjik i cili është përfshirë në marrëveshje. Ai është plan i cili duhet të mundësojë vazhdimësi të të gjitha reformave të cilat bëhen në fushën e shëndetësisë në Maqedoni, i cili duhet të jetë në pajtim me politikën shëndetërore të OBSH-së të vitit 2020, tha Todorov.

Do të përqendrohemi, shtoi ministri, në planin operativ strategjik i cili është shumëvjeçar dhe duhet të sigurojë vazhdimësi në reforma.

“Puna e dytë në të cilën do të përqëndrohemi janë sëmundjet jongjitëse. Për herë të parë në Maqedoni është paraqitur programi për sëmundje kardiovaskulare, këtu janë sëmundjet e fruthit, shëndeti mendor, sida”, tha ministri i Shëndetësisë.

Jakab shprehu kënaqësi nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe potencoi se bashkëpunimi i tyre me Maqedoninë deri tani ka qenë i shkëlqyer dhe planifikojnë ajo të jetë edhe më e mirë vitin e ardhshëm. Më erdhi mirë të jem në Shkup për inaugurimin e Sekretariatit të rrjetit të Evropës Juglindore. Në këtë mënyrë Maqedonia ka rol udhëheqës në rajon mes vendeve të EJL-së në lidhje me shëndetësinë. OBSH-ja në tërësi do ta përkrahë Maqedoninë me kapacitete teknike dhe për këtë rol ta përfundojë punën në mënyrë efikase, shtoi Jakab.

Ministri Todorov nesër në Çeshme do të mbajë fjalim në sesionin e 63-të vjetor të komitetit rajonal të OBSH-së për Evropën

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *