Home / Sport / Eurobasket: Maqedonia humbet, Sllovenia gjunjëzon kampionët

Eurobasket: Maqedonia humbet, Sllovenia gjunjëzon kampionët

Edhe kombëtarja e Lituanisë ka arrit fitoren e parë në këtë kampionat. Lituanezët triumfuan kundër Maqedonisë. ‘Baltikët’ fituan me rezultat 75:67 ndaj maqedonasve, të cilët pas kësaj humbje kanë pakësuar gjasat në maksimum për të kaluar fazën e grupeve.

Pas një pasdite të çmendur në kampionatin evropian të basketbollit për meshkuj, ballafaqimet e mbrëmjes kanë sjell vetëm në rezultat të papritur.

Kampioni aktual evropian, Spanja ka pësuar humbje nga nikoqiri i këtij kampionati, Sllovenia. Pas një ndeshje të rivalizuar, duket se në momentet vendimtare sllovenët ishin më të koncentruar në ndeshje dhe me këtë rast shënuan fitore me rezultat 78:69 ndaj ‘Furisë së Kuqe’. Pas kësaj triumfi të madh, Sllovenia udhëheq si e vetme grupin C ndërsa Spanja, renditet e dyta me pikë të barabarta me Kroacinë dhe Republikën Çeke.

Franca ka arrit të shijoj fitoren e parë në këtë Eurobasket. Francezët demoluan përfaqësuesen e Britanisë së Madhe, e cila dje kishte triumfuar kundër Izraelin, duke shkaktuar një ndër befasitë e ditës. ‘Trekolorët’ korrën fitore me rezultat ndaj britanikëve me rezultat 88:65.

Edhe kombëtarja e Lituanisë ka arrit fitoren e parë në këtë kampionat. Lituanezët triumfuan kundër Maqedonisë. ‘Baltikët’ fituan me rezultat 75:67 ndaj maqedonasve, të cilët pas kësaj humbje kanë pakësuar gjasat në maksimum për të kaluar fazën e grupeve.

Rusia ka pësuar humbjen e dytë në këtë kampionat, përkatësisht Greqia mbetet me bilanc të qindpërqindtë. Grekët kanë mposhtur me rezultat prej 80:71 dikur kampionin evropian, përfaqësuesen ruse dhe me këtë rast kanë marr lidershipin e grupit D.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *