Home / Sport / Fiton Renova, humbin Shkëndija dhe Gostivari

Fiton Renova, humbin Shkëndija dhe Gostivari

Nga tre skuadrat e rajonit të pollogut vetëm Renova shënoi sukses të plot, ndërsa Shkëndija dhe Gostivari u kthyen me humbje nga Manastiri gjegjësisht Shkupi.

Tre fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 20 gola të shënuar dhe me gjashtë kartonë të kuq ishte epilogu i ndeshjeve të javës së shtatë të sezonit vjeshtor në ligën e parë të futbollit.

Nga tre skuadrat e rajonit të pollogut vetëm Renova shënoi sukses të plot, ndërsa Shkëndija dhe Gostivari u kthyen me humbje nga Manastiri gjegjësisht Shkupi.

Renova mundi Horizontin 4:2 në një ndeshje interesante me 6 gola të shënuar. Emini shënoi dy herë për 2:0, Ejupi dhe Bllazhevski arritën të barazojnë në 2:2, para se Memedi me dy gola të sjell fitoren e Renovës.

Shkëndija mundet 1:0 nga Pelisteri në Manastir. Kovavcev shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa tetovarët nuk arritën të kthehen në lojë deri në fund.

Në këtë xhiro fitore të sigurt në cilësinë e mysafirit kanë shënuar Bregallnica kundër Euromilk-ut dhe Rabotniçki kundër Napredoku, ndeshja Makedonija Gj.P. Metalurg ka përfunduar me shifra të barabarta

Rezultatet:
Pelisteri-Shkëndija 1-0
Renova-Horizonti 4-2
Vardari-Gostivari 4-0
Makedonija Gj.P.-Metalurgu 1-1,
Euromilku-Bregallnica 0-3,
Napredoku-Rabotniçki 1-3

Tabela: Bregallnica 14 pikë, Renova 12, Pelisteri 12, Vardari 12, Turnova 11, Rabotniçki 10, Metalurgu 9, Shkëndija 7, Euromilk 6, Makedonija Gj.P 5, Napredok 5, Gastivari 5

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *