Home / Lajme / Maqedoni / FT: Maqedonia: ndryshimi i historisë përmes ‘Shkupi 2014’

FT: Maqedonia: ndryshimi i historisë përmes ‘Shkupi 2014’

16 shtator-Sipas gazetës, projekti tani është në rrugën e mbarë të përfundimit, harxhimet kanë eskaluar nga shuma fillestare prej 80 milion euro, deri në mbi 400 milionë euro sipas vlerësimeve të kundërshtarëve. Por, kryeministri Gruevski bazohet tek shifra zyrtare 207 milion euro harxhime. Sipas tij, anketat tregojnë se projekti mbështetet nga 60 për qind e qytetarëve.

Gazeta prestigjioze “Financial Times” ka publikuar një storje mbi Maqedoninë,duke vënë theksin kryesor tek projekti “Shkupi 2014”.

Në shkrimin me titullin “Maqedonia: ndryshimi i historisë përmes projektit Shkupi 2014”, gazeta sjellë qëndrime pro dhe kundër këtij projekti përmes deklaratave të kryeministrit Gruevski, kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski, aktivistë dhe qytetarë.

Verë e nxehtë të dielën pasdite, ndërsa Senad Hoxhiq bën një foto nga nipi i tij i ri – një poliglot, para fontanës në sheshin ‘Maqedonia’, pika qendrore e qendrës së Shkupit. Në lartësi mbi ta qëndron një shtyllë e gjatë 16 metërshe dhe statuja e bronzit e ushtarit në kal me një vlerë prej 14,5 milion eurove.

“Shumë mirë është kjo. E ka zbukuruar sheshin dhe po tërheq turistët”, thotë Hoxhiq për gazetën, një shofer kamion i përkatësisë etnike boshnjake, që jeton në Shkup. Ai përshkruan se mjetet e harxhuara për përmendoret duhej të harxhoheshin për spitale dhe projekte tjera. Statuja, që paraqet Aleksandrin e Madh, edhe pse nuk emëruar si e tillë, ajo paraqet një element të këtij projekti gjigant, që përfshin numër të madh të institucioneve shtetërore, ndërtesave, përmendoreve dhe objekteve tjera të iniciuara nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka theksuar se koncepti për këtë është i tij.

“Ne jemi vend shumë i ri, vetëm 23 vjet i vjetër. Si pjesë e Jugosllavisë, ndjenjat kombëtare ishin shtypur, ndërsa ishin kultivuar ato jugosllave. Ne kemi një shtet dhe një komb me histori dhe pa përmendore të shprehim shtetësinë tonë ?'”, ka theksuar Gruevski, duke shtuar se me realizimin e këtij projekti kanë mbijetuar kompanitë ndërtimore, ku janë punësuar 10 mijë veta.

Por nga ana tjetër, projekti “Shkupi 2014” shkaktoi edhe kundërshtime të mëdha, për shkak se kundërshtarët e këtij projekti akuzojnë për harxhime dhe keqpërdorime të fondeve shtetërore, por edhe nxitjen e racizmit deri tek falsifikimi i historisë kombëtare dhe kulturore.

“Ata duan që ti shfrytëzojnë mjetet publike – paratë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ateistët dhe pakicat myslimane, ku në një shtet sekular të ndërtohet një kishë në vend publik. Dhe kuptohet nëse ata do të ndërtonin kishën, Bashkësia Islame do të dëshironte të ndërtonte xhami. Ne vlerësuam se kjo do të ishte një ide shumë e keqe për shoqërinë siç është e jona dhe kjo krijon konflikt potencial”, nënvizon Ivana Dragshiq nga shoqata “Sheshi Liria”.

Sipas tyre, Qeveria ishte e përgaditur për të realizuar planin e saj, pa konsulta, duke nxitur kështu protestat e para në rrugë të përbëra kryesisht nga studentë të Fakultetit të Arkitekturës.

Sipas gazetës, projekti tani është në rrugën e mbarë të përfundimit, harxhimet kanë eskaluar nga shuma fillestare prej 80 milion euro, deri në mbi 400 milionë euro sipas vlerësimeve të kundërshtarëve. Por, kryeministri Gruevski bazohet tek shifra zyrtare 207 milion euro harxhime. Sipas tij, anketat tregojnë se projekti mbështetet nga 60 për qind e qytetarëve.

Kryetari i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski, i cili i takon radhëve të opozitës theksoi se qytetarët vendosën përmes zgjedhjeve në këtë komunë se projekti është i shtrenjtë dhe se ata kanë të drejtë. “Ne po përballemi me harxhime të mëdha dhe nuk e kemi idenë se ku kanë shkuar këto para. Qytetarët nga qytetet tjera ankohen se edhe ata kanë paguar për bustet që janë vetëm në Shkup. është lehtë të dislokohen dhe mund ti shpërndajmë në tërë vendin”, ka theksuar Zhernovski.INA

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *