Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Maqedonia ne krize te thelle

Fuere: Maqedonia ne krize te thelle

14. shtator…Ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere në analizën e tij rreth situatës në Maqedoni ka theksuar se ky vend gjendet në një krizë të thellë.

Ish ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere në analizën e tij rreth situatës në Maqedoni ka theksuar se ky vend gjendet në një krizë të thellë. Ai ka shtuar se nën atë që duket si normale ekziston klimë e një mosbesimi të thellë ndërmjet të gjitha partive politike të etnive më të mëdha.

“Këto tensione zmadhohen me klimë të frikës te populli në përgjithësi, të gjeneruara nga ana e kontrollit gjithëpërfshirës të partisë kryesore në pushtet, e cila është në pushtet që nga viti 2006. Ky kontroll i përfshin jo vetëm organet kryesore shtetërore, gjykatën dhe administratën publike, por edhe të procesit zgjedhor, dhe para së gjithash të medieve. Kritika ndaj qeverisë nuk tolerohet. Ata të cilët marrin guximin që ta ngrenë zërin e tyre menjëherë etiketohen si ‘armiq të shtetit’”, analizon Fuere në analizën me titull “Maqedonia, vendi në krizë” e cila është publikuar nga Qendra për Studime Politike Evropiane në Bruksel.

Ndryshe, ambasadori Fuere duke njohur nga afër qeverisjen e Gruevskit edhe gjatë detyrës si ambasador por edhe pas largimit nga Shkupi është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë aktuale në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *