Home / Sport / Gjokoviq, i dobët për Nadalin

Gjokoviq, i dobët për Nadalin

Rafael Nadal ka treguar një tenis të mrekullueshëm në finale të US Open për të mposhtur numrin një të botës, Novak GJokoviq, 3-1 në sete.

Fitorja e spanjollit Rafael Nadal ndaj Novak Gjokoviq në finale të US Open, i ka dhënë Nadalit fitoren e 22-të me radhë në terrene të forta si dhe titullin e dhjetë në 13 turnetë që nga rikthimi i tij prej lëndimit.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodh. Jam tepër i lumtur që gjithë kjo po ndodh me mua prej se jam kthyer prej lëndimit,” ka thënë Nadal pas fitores së madhe të tij në finale.

“Ai ka qenë tepër i mirë sonte. Ai definitivisht e ka merituar fitoren në këtë ndeshje dhe këtë trofe,” ka thënë i mposhturi në finale, serbi Djokovic.

Rafael Nadal ka marrë setin e parë në ndeshje, pastaj Gjokoviq ka barazuar në 1-1, për të pësuar furia e Nadalit në dy setet e ardhshme me 6-4 dhe 6-1 për rezultatin përfundimtar 3-1 në sete.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *