Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe anashkalohet në fletëparaqitjet për punësim (VIDEO)

Gjuha shqipe anashkalohet në fletëparaqitjet për punësim (VIDEO)

Tetovë, 24 Shtator – “Tërë dokumentacioni i fletërparaqitjes është vetëm në një gjuhë, pra në gjuhën maqedonase. Madje gjatë plotësimit të të dhënave disa terme nuk i kuptojmë dhe shpesh herë fletëparaqitjet i mbushim me gabime. Jemi ankuar për këtë por përgjigje nuk kemi marrë se pse vetëm në një gjuhë janë fletëparaqitjet”, thotë një qytetarë i cili kishte plotësuar fletërparaqitjen vetëm në një gjuhë.

Gjuha shqipe vazhdon të anashkalohet edhe në nivel lokal, në një qytet siç është Tetova, me mbi 80 përqind popullatë shqiptare. Qytetarë të cilët janë të regjistruar në Agjencionin për Punësime dhe që kërkojnë punë në mënyrë aktive në Tetovë, ankohen se fletëparaqitjet janë vetëm në gjuhën maqedonase.Të njejtat për t`i plotësuar u janë dhënë personave që kërkojnë punë në mënyrë aktive të cilët theksojnë se janë vetëm në gjuhën maqedonase. Fletëparaqitjet sipas tyre përmbajnë edhe fjalë të cilët ata nuk i kuputojnë dhe kjo paraqet vështirësi gjatë mbushjes së fletërparaqitjeve në këtë ent. “Tërë dokumentacioni i fletërparaqitjes është vetëm në një gjuhë, pra në gjuhën maqedonase. Madje gjatë plotësimit të të dhënave disa terme nuk i kuptojmë dhe shpesh herë fletëparaqitjet i mbushim me gabime. Jemi ankuar për këtë por përgjigje nuk kemi marrë se pse vetëm në një gjuhë janë fletëparaqitjet”, thotë një qytetarë i cili kishte plotësuar fletërparaqitjen vetëm në një gjuhë. Ndërkohë që përgjegjësit në Agjencionin për Punësime në Tetovë, arsyetohen se për shkak se është dashur që të njejtat të plotësohen për një afat të shkurtë nuk kanë mundur t`i përkthejnë edhe në gjuhën shqipe. “Në agjencionin për punësime u realizuan dy aksione për evidentimin e të punësuarve. Bëhej fjalë për personat të cilët më shumë se dhjetë vjet kërkojnë punë nga mosha 30 deri në moshën 39 vjeçare. Gjithsej mbushjes së fletëparaqitjeve iu nënshtruan 747 persona, ndërsa 682 kaluan me sukses atë aksion. Aksioni vazhdoi më personat prej 19 deri në 39 vjeçare, dhe për shkak të kohës së shkurtë, shpejtësisë për të grumbulluar të dhënat të njejtat kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Ndryshe, në të kundërtën dokumentet tjera janë në dy gjuhë”, tha Novak Ristovski, këshilltar në agjencionin për punësime.Ndryshe, personat të cilët këkrojnë punë aktive shprehen se pikërisht anashkalimi i gjuhës shqipe në fletërparaqitje ka bërë që të dhënat të jepen gabimisht dhe pastaj të profizlizohet si kuadër joadekuat. Nga agjencioni për punësime nëTetovës theksojnë se të gjitha trajnimet që zhvillohen për personat e evidentuar si të papunë, të njejtat janë zhvilluar në dy gjuhë, por fletëparaqitjet janë bërë në një gjuhë ngase sipas tyre nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për përkithimin e të njejtave.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *