Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski deri te Fyle: E sollëm raportin për eurointegrimet, nuk pajtohemi me kualifikimet juridike

Gruevski deri te Fyle: E sollëm raportin për eurointegrimet, nuk pajtohemi me kualifikimet juridike

2 shtator-Bëmë kompromis në interes të Maqedonisë, thekson në letër Gruevski, edhe pse nuk pajtohemi me kualifikimet juridike. Shton se tërësisht qëndrojnë pas implementimit të rekomandimeve të përmbajtura në të.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot me letër e njoftoi eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fyle për sjelljen e raportit për ngjarjet e 24 dhjetorit brenda dhe jashtë Kuvendit, me ç’rast thekson se kjo është bërë që të mos rrezikohet procesi eurointegrues i Maqedonisë.

Bëmë kompromis në interes të Maqedonisë, thekson në letër Gruevski, edhe pse nuk pajtohemi me kualifikimet juridike. Shton se tërësisht qëndrojnë pas implementimit të rekomandimeve të përmbajtura në të.

“Bisedimet të cilat janë udhëhequr gjatë muajve të kaluar rezultuan me Raport i cili është arritur si rezultat i kompromisit të cilin e bëmë me qëllim që të mos e lëmë peng të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë. Edhe krahas asaj që përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në pushtet në aktin e nënshkrimit të Raportit vendosën vërejtje gjegjësisht mospëlqime për kualifikimet juridike të paraqitura në të njëjtin, dëshiroj të theksoj se tërësisht mbetemi në zbatimin e rekomandimeve të përmbajtura në Raport. Për këtë qëllim menjëherë u qasëm drejt konstituimit të Grupit punues për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të cilat do të ndihmojnë në tejkalimin e shkaqeve të cilat i shkaktuan ngjarjet e pakëndshme dhe do të kontribuojë për stabilitet politik shtesë në shoqëri”, thotë Gruevski në letrën deri te Fyle.

Kryeministri i Maqedonisë thekson se Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE tërësisht u angazhua në konstituimin e Komisionit ad hok.

“Me sukses i tejkaluam sfidat të cilat qëndronin në rrugën e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit, ndërsa në krye të detyrës ishin edhe gjatë miratimit të Raportit të komisionit”, thekson Gruevski.

Ai shfaqi shpresë se angazhimet e këtilla do të hasin në valorizim përkatës në Raportin paraprak të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë dhe pritjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *