Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski ne OKB: Populli maqedonas asnjiher nuk do te pranojë te riemerohet

Gruevski ne OKB: Populli maqedonas asnjiher nuk do te pranojë te riemerohet

28 Shtator… “Populli maqedonas asnjëherë nuk do të pranojë që të riemërohet, kurse nëse kjo çështje nuk mund të zgjidhet tani

Nju Jork, 28 shtator – “Populli maqedonas asnjëherë nuk do të pranojë që të riemërohet, kurse nëse kjo çështje nuk mund të zgjidhet tani, edhe pse ne jemi më të interesuarit, atëherë ndonjë gjeneratë e re në rrethana të tjera do të mund ta zgjidhë atë”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij para Asamblesë Gjenerale në OKB.

“Por, personalisht konsideroj se nuk guxojmë t’i lëmë temat e nxehta për gjeneratat e ardhshme por duhet të bashkohemi që të gjejmë zgjidhje dhe të mbledhim forcat për të siguruar prosperitet për shtetet dhe rajonin”, tha Gruevski.

Ai tha se Republika e Maqedonisë sipas të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë të vetemërohet dhe ta emërojë identitetin e vet si maqedonas.

Sipas Gruevskit shembulli i Serbisë dhe Kosovës, Kroacisë dhe Sllovenisë ku në nivel më të lartë përfaqësuesit politik i tejkalojnë sfidat, janë shembulli më i mirë që të gjendet zgjidhje.

Ai i ftoi të gjithë të pranishmit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të angazhohen në mënyrë direkte për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *