Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski për vizitë zyrtare në Kroaci

Gruevski për vizitë zyrtare në Kroaci

17 shkurt-Në pjesën e bashkëpunimit ekonomik ka bazë të mirë për thellimin e saj, posaçërisht në bujqësi, industrinë përpunuese dhe turizëm. Ekzistojnë disa shembuj të suksesshëm të investimeve kroate në Maqedoni.
Këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar ishte 220 milionë dollarë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit të kaluar 65 milionë dollarë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe zyrtare në Republikën e Kroacisë.
Gjatë qëndrimit do të ketë takim tet-a-tet me homologun e tij, kryeministrin Zoran Millanoviq, pas çka do të pasojnë bisedimet zyrtare – takim plenar të delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë.
Sipas programit, pasdite kryeministri Gruevski do të ketë takime me presidentin kroat, Ivo Josipoviq dhe me kryetarin e Parlamentit kroat, Jospi Leko.
Është paraparë edhe takim me përfaqësuesit e Komunitetit të maqedonasve në Republikën e Kroacisë.
Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore. Kroacia është mbështetëse e fuqishme e proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë. Ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura.
Në pjesën e bashkëpunimit ekonomik ka bazë të mirë për thellimin e saj, posaçërisht në bujqësi, industrinë përpunuese dhe turizëm. Ekzistojnë disa shembuj të suksesshëm të investimeve kroate në Maqedoni.
Këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar ishte 220 milionë dollarë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit të kaluar 65 milionë dollarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *