Home / Lajme / Maqedoni / Grupi i dyshuar i ndërlidhur me shërbimet greke

Grupi i dyshuar i ndërlidhur me shërbimet greke

17 shkurt-Sipas hetimeve policore, ish-spiuni maqedonas disa herë kishte zhvilluar takime me agjentë të huaj në pushimore turistike Halkidiki. Ai jepte informacione, shiste materiale dhe dokumente të ndryshme që ndërlidheshin me emra publik dhe ngjarje publike dhe institucionale në Maqedoni.

Grupi i dyshuar prej 22 personave për spiunim dyshohet se kishte dhënë dhe shitur informacione të sigurisë së lartë për shërbimet e huaja.

Dyshimet janë më shumë për shërbimet greke, pasi që sipas disa mediave maqedonase, një nga kokat e grupit të ndaluar në aksionin e djeshëm “Spiuni” kishte zhvilluar shpeshherë takime të rregullta me shërbimet sekrete të huaja në Greqi.

Lidhja ishte një ish-zyrtar i shërbimit sekret DSK të Maqedonisë, i njohur edhe si vëllai i një prokurori publik të lidhur me hetimet e një rasti kriminal “Likuidimi”.

Sipas hetimeve policore, ish-spiuni maqedonas disa herë kishte zhvilluar takime me agjentë të huaj në pushimore turistike Halkidiki. Ai jepte informacione, shiste materiale dhe dokumente të ndryshme që ndërlidheshin me emra publik dhe ngjarje publike dhe institucionale në Maqedoni.

Në operacionin e djeshëm u arrestuan 17 veta, ndërsa të dyshuar janë 22, dy prej të cilëve janë në arrati, përfshirë edhe një gazetar Zoran Bozhinovski.

MPB bëri të ditur jozyrtarisht për arrestimin e Marjan Maxhovski, shefit të kabinetit të kryetarit të Palramentit, Trajko Veljanovski, i cili është anëtar i produksionit “Kontrabanda”, ish-drejtori i Agjencisë kundër pastrimit të parave, Vane Cvetanov, ish-gjenerali i forcave maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, Goran Stojkov, gazetari Zoran Bozhinovski, Ace Dinevski, ish-funksionar i Agjencisë për Kundërzbulim si dhe emra të tjerë, zyrtarë të punësuar në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në sfera tjera. Sipas MPB, ata funksiononin si një shërbim sekret paralel

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *