Home / Sport / Guardiola përfshin në listë dy shqiptarët

Guardiola përfshin në listë dy shqiptarët

Trajneri Pep Guardiola, përveç Xherdan Shaqirit, në këtë listë ka përfshirë edhe futbollistin tjetër shqiptar, që luan për skuadrën gjermane, Ylli Sallahun.

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayerni, ka shpallur listën përfundimtare të skuadrës për Ligën e Kampionëve për fazën e grupeve të këtij edicioni.

Trajneri Pep Guardiola, përveç Xherdan Shaqirit, në këtë listë ka përfshirë edhe futbollistin tjetër shqiptar, që luan për skuadrën gjermane, Ylli Sallahun.

19-vjeçari Sallahi, që luan në repartin e mbrojtjes, është përfshirë në listën B, e cila është për lojtarët e lindur pas janarit të vitit 1992 dhe që kanë më së paku dy vjet të kaluara në klub.

Bavarezët bëjnë pjesë në grupin D, së bashku me Manchester Cityn, CSKA Moskën dhe Viktoria Plzenin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *