Home / Sport / Hasani debutoi me gol te Brondby

Hasani debutoi me gol te Brondby

Hasani, që para disa ditësh firmosi kontratë dyvjeçare me Brondby-n, u vlerësua lart nga mediumet daneze për lojën që e zhvilloi.

Sulmuesi tetovar, Ferhan Hasani ka debutuar me gol në kategorinë e parë të futbollit danez. Ai në minutën e 66-të shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Brondby-t, për rezultatin 2:1që më fund doli të jetë goli i tre pikëve.

Njëherësh ishte kjo fitorja e parë e Brondby-t në tetë javët e para të kampionatit, duke bërë që tifozët t’i gëzohen fitores së parë në edicionin e ri, në takimin ndaj Odenses, e që është meritë e mesfushorit shqiptar.

Hasani, që para disa ditësh firmosi kontratë dyvjeçare me Brondby-n, u vlerësua lart nga mediumet daneze për lojën që e zhvilloi.

Ndeshja e luajtur të dielën i takoi xhiros së tetë dhe pas kësaj jave ata grumbullojnë 6 pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *