Home / Sport / Hasani dy vite në Brodnby

Hasani dy vite në Brodnby

“Gjithçka është zyrtare, kam fimrosur për dy vite me Brondbyn dhe shpresoj që të kem sukses me skuadrën time të re. Besoj që kjo lëvizje të jetë një faqe e re në karrierën time, të kem shansin për të luajtur dhe për të dëshmuar cilësitë e mija. Falemenderoj gjithë ata që më kanë mbështetur në momentet më të vështira”, është shprehur futbollisti i ri i Brondbyt, Ferhan Hasani.

Ferhan Hasani i ka dhënë fund qëndrimit të tij në Wolfsburgt të Gjermanisë, duke firmosur kontratë dy-vjeçare me gjigandin danez, Brondbyn. Tetovari shfrytëzoi sekondat e fundit të afatit kalimtar, duke arritur të realizojë lëvizjen prej Wolfsburgut drejt Brondbyt. I pakënaqur me statusin dhe minutazhin që gjente në Gjermani, Buba shqyrtonte mundësinë për tu larguar dhe të hënën kur dy kryesitë u morën vesh rreth dëmshpërblimit, Hasani që paraprakisht kishte rënë dakord për kushtet personale, së bashku me menaxherin e tij urgjentisht udhëtuan drejt Danimarkës, ku realizuan testet mjekësore dhe firmosën kontratën dy vjeçare.”Gjithçka është zyrtare, kam fimrosur për dy vite me Brondbyn dhe shpresoj që të kem sukses me skuadrën time të re. Besoj që kjo lëvizje të jetë një faqe e re në karrierën time, të kem shansin për të luajtur dhe për të dëshmuar cilësitë e mija. Falemenderoj gjithë ata që më kanë mbështetur në momentet më të vështira”, është shprehur futbollisti i ri i Brondbyt, Ferhan Hasani. Tetovari në këtë mënyrë i jep fund aventurës së tij te Wolfsburgu, ku nuk gjeti shumë hapsira për të luajtur. Të kënaqur me angazhimin e Hasanit kanë mbetur edhe drejtuesit e Brondbyt, që te tetovari shohin një futbollist cilësor që do të ngrejë nivelin e kualitetit në skuadër. “Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, anësor i shpejtë që posedon goditje precize dhe që shënon gola. Gjithashtu ai ka luajtur edhe si mesfushor në kombëtaren e Maqedonisë, pozitë në të cilën gjendet shumë mirë. Besojmë në Hasanin, te i cili shohim futbollist për të ardhmen e klubit”, ka deklaruar drejtori i Brondbyt, Per Rud. Ferhan Hasani është futbollist i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës së Tetovës, prej ku janarin e vitit 2013 u transferua në Bundesligë. Ai te skuadra e tij e re do të luajë me numrin 22.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *