Home / Sport / Herrera e Coentrao përsëri në radarin e Unitedit

Herrera e Coentrao përsëri në radarin e Unitedit

Përveç portugezit, David Moyes kërkoi edhe mesfushorin Ander Herrera, por nuk arriti ta transferoj pasi Athletic Bilbao kërkoi shumë para për të.

Manchester United ishte shumë afër ta huazoj Fabio Coentraon nga Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar, por marrëveshja dështoi për shkak të kohës.

Përveç portugezit, David Moyes kërkoi edhe mesfushorin Ander Herrera, por nuk arriti ta transferoj pasi Athletic Bilbao kërkoi shumë para për të.

Por, sipas gazetës britanike Metro, Manchester United do të kërkoj përsëri Fabio Coentrao në janar, pasi pritet që Everton mos t’ua shes Leighton Baines.

Ndërsa, Telegraph shkruan se ekipinga Old Trafford gjithashtu do të kërkoj sërish Ander Herreran, për të cilin ka dërguar skaut në Spanjë këtë fundjavë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *