Home / Lajme / Maqedoni / Hiqet ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda të transportit

Hiqet ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda të transportit

1 shtator-Në aksin rrugor Gostivar-Ohër, Ohër-Resnjë dhe Ohër-Sën Naum nga 1 korriku 2013 ka kufizim të regjimit të lëvizjes së automjeteve të transportit mbi 7,5 tonë. Kufizimi i lëvizjes është në periudhën: e premte nga ora 15:00-24:00, e shtunë e diel nga ora 07:00-24:00. Ky regjim i lëvizjes do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2013.

Prej sot tashmë nuk vlen ndryshimi kohor i regjimit të komunikacionit në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilën ndalohej komunikacioni i automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë ditëve të uikendit dhe gjatë ditëve me temperatura të larta ekstreme.

Në aksin rrugor Gostivar-Ohër, Ohër-Resnjë dhe Ohër-Sën Naum nga 1 korriku 2013 ka kufizim të regjimit të lëvizjes së automjeteve të transportit mbi 7,5 tonë. Kufizimi i lëvizjes është në periudhën: e premte nga ora 15:00-24:00, e shtunë e diel nga ora 07:00-24:00. Ky regjim i lëvizjes do të vlejë deri më 1 shtator të vitit 2013.

Në fuqi është ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa vlen në periudhë kohore prej orës 10 deri në 20 dhe do të zgjasë deri më 01.09.2013.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *