Home / Lajme / Maqedoni / Hoxhe Ahmed Kalaja kritikon Maqedonine per ndalimin e Ezanit

Hoxhe Ahmed Kalaja kritikon Maqedonine per ndalimin e Ezanit

Një hoxhë i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja ka lëshuar kritika të ashpërta nga xhamia ku ligjëron drejtim të debateve që po zhvillohen në Maqedoni për ndalimin e ezanit nga minaret

Tiranë, 28 shtator – Një hoxhë i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja ka lëshuar kritika të ashpërta nga xhamia ku ligjëron drejtim të debateve që po zhvillohen në Maqedoni për ndalimin e ezanit nga minaret e xhamive, duke shprehur shqetësimin për këto debate që po zhvillohen në këtë kohë të demokracisë hap ky që nuk është bërë as në kohën e komunizmit.

Ai drejton akuza edhe për ndarjet dhe përçarjet e faktorit shqiptarë në Maqedoni.

Ai në këtë fjalim të shkurtër numëron të gjitha padrejtësitë që maqedonasit po bëjnë kundër shqiptarëve, duke filluar nga uzurpimi i trojeve shqiptare dhe përvetësimi i tyre si Maqedoni, mospranimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Enciklopedia e “famshme”, lojëtart adminsitrative për manipulim me zgjedhje, transmeton albtime.com.

Ai thërret për unifikim të faktorit shqiptar në Maqedoni duke këkurar nga politikanët “shqiptar me emra muslimanësh por që bëjnë punë shkijesh”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *