Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën puntori 57 vjeçar nga Tetova (VIDEO)

Humb jetën puntori 57 vjeçar nga Tetova (VIDEO)

Tetovë, 09 Shtator – Pasiguria gjatë kryerjes së punëve ndërtimore vazhdon të marrë jetëra njerëzish. Rasti më i ri ka ndodhur në fshatin Zhelinë, kur 57 vjeçari Nizam.M nga Tetova, ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga skelet ndërtesës ku edhe punonte në fshatin Zhelinë.

Sipas policisë së Tetovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 45 minuta, kur puntori nw njw ndwrmarrje private , ka qenë duke kryer punë ndërtimore, ka rënë nga skelet e metalit dhe ka marrë lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia punon në zbardhjen e rastit dhe ende kryen hetime për të vërettuar rrethanat e këtij rasti tragjik, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Ndryshe, nga fillimi I këtij viti, në rajonin e Pollogut, janë rregjistruar dhjetëra raste tragjike të puntorëve të cilët janë lënduar apo kanë humbur jetën gjatë në vendine punës. “Që nga fillimi i këtij viti në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë janë rregjistruar dhjetëra raste tragjike të puntorëve në ndërtimtari. Shumica e këtyre rasteve kanë përfunduar edhe me pasoja vdekjeprurrëse. Poashtu ka edhe në shumë raste kur puntorët marrin lëndime të rënda trupore në vendet e tyre të punës”, tha Josifovski. Deri më tash, SPB-ja e Tetovës nuk ka inicuar asnjë procedurë kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës për sigurinë e puntorëve. Para një vit është inicuar një projekt për trajnimin e personave përgjegjës për sigurinë në kompanitë ndërtimore të Tetovës. Deri tek ky trajnim ka ardhur pasi që ndërmarrjet ndërtimore në Maqedoninë- Perendimore shumë pak kanë njohuri mbi ligjin për siguri dhe shëndet në punë. Në bazë të analizave të bëra kompanitë në Pollog gjatë realizimit të punëve nuk kanë të angazhuar persona adekuat për siguri të punëtorëve gjatë procesit të punëve ndërtimore në objekte të ndryshme edhe pse këtë e kanë obligim ligjor. Krahas kësaj poashtu mangësi në rajonin e Pollogut dhe kryesisht në qytetet e Maqedonisë Perendimore, është numri i vogël i personave që kanë marrë liçencë për të bërë organizimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë. Nga gjithsej 450 persona me liçencë numri i shqiptarëve është minimal. Ligji për siguri dhe shëndet punë në Maqedoni është mirtuar në vitin 2007, ndërsa zbatim pothuajse nuk gjen aspak në zonat e Maqedonisë Perendimore.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *