Home / Sport / Ibraimi prenzatohet me ’10’-shen te Kaljari

Ibraimi prenzatohet me ’10’-shen te Kaljari

Agim Ibraimi të premten në mbrëjme është prezantuar si futbollist i ri i Kaljarit, me të cilët ka firmosur kontratë tre vjeçare. Reprezentuesi i Maqedonisë është shprehur i kënaqur me këtë lëvizje, duke falemenderuar drejtuesit e Kaljarit për vlerësimin ndaj tij. Ibraimi nuk do jetë në kombinim për ndeshjen e kësaj xhiroje me Fiorentinën, ndërsa pritet të debutojë javën e ardhshme.

Kaljari me stil të lartë ka prezantuar reprezentuesin e Maqedonisë, Agim Ibraimin, të cilit i kanë ndarë fanellën me numër 10-të. Pas dy viteve të shkëlqyeshme në fanellën e Mariborit të Sllovenisë dhe kombëtares së Maqedonisë, tetovari vendos të transferohet në Itali, ku firoms për tre vite dhe pret të vazhdojë rrugën e sukseseve. Pasi zhvilloi seancën e parë stërvitore me skuadrën e re, në prezantimin e tij Ibraimi ka shprehur kënaqësinë që i bashkohet këtj ekipi. Ai ka shtuar se përkundër ofertave nga skuadra angleze dhe portugeze, biseda me futbollistin e Napolit Goran Pandev e ka bindur të zgjedhë Kaljarin. Edhe pse din se kampionati italian kërkon një forcë të madhe fizike dhe përgatitje të duhur taktike, Ibraimi ndjehet i gatshëm për të luajtur në Serie A, duke i’u falemenderuar përvojës me Mariborin dy vite me radhë në Liga Evropa. Duke folur para mediave, Ibraimi shprehet i kënaqur që drejtuesit i kanë ndarë numrin e tij të preferuar. “Natyrisht, është diçka e rëndësishme për mua që mu dha numri 10, pasi gjithmonë e kam dashur dhe tani duhet të konfirmoj se e meritoj. Falemenderoj presidentin dhe të gjithë ata që insistuan për të më angazhuar. Kam patur oferta tjera, por Kaljari ishte më konkret. Shokët e skuadrës më kanë pranuar mirë, në stërvitjen e parë u ndjeva sikur një kohë të gjatë jam këtu, prandaj besoj që gjërat të ecin mirë. Jam i kënaqur që jam këtu”, tha mes tjerash futbollisti i ri i Kaljarit, Agim Ibraimi. Mediat italiane kanë prezantuar Agim Ibraimin si përforcim të madh të Kaljarit, duke potencuar faktin se ai bëhet futbollist i tretë nga Maqedonia që luan në Seria A, pas Pançevit dhe Pandevit. Ibraimi vite më parë prej Shkëndijës së Tetovës u transferua në Austri te Salzburgu, për të vazhduar më pas me Olimpijan në Slloveni, Eskişehirsporin në Turqi, Naftan përsëri në Slloveni, para se të shkëlqejë së fundmi në fanellën e Mariborit. Ai shëndrohet në futbollistin kyç të kombëtares së Maqedonisë, ndërsa vitin e kaluar u shpall futbollisti më i mirë në Maqedoni. Ibraimi nuk do jetë në kombinim për ndeshjen e kësaj xhiroje me Fiorentinën, ndërsa debutimi i tij në Seria A pritet javën e ardhshme.

Faton Zylbehari Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *