Home / Sport / Iniesta refuzon Barcelonën

Iniesta refuzon Barcelonën

Futbollisti nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin katalanas, të paktën, jo pas ofertës së parë financiare që klubi i paraqiti.

E bujshme! Andres Iniesta refuzon Barcelonën. Futbollisti nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin katalanas, të paktën, jo pas ofertës së parë financiare që klubi i paraqiti.

Dy palët u ulën në bisedime për të gjetur një marrëveshje të re deri në vitin 2018, por oferta e klubit nuk e bindi talentin katalanas, që i kërkoi presidentit të rishikojë ofertën e tij. Lojtari bëri të ditur, se ky refuzim nuk do të thotë se ai nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou” por thjesht meriton më shumë sesa ajo që Barcelona i ofroi. Problemet me pagat në klubin blaugrana lindën pas rinovimit të Messit, sezonin e kaluar, me argjentinasin që u bë lojtari më i paguar në skuadër.

Fillimisht ishte Valdes që bëri të ditur largimin në përfundim të kontratës dhe më pas pati zëra se dhe vetë Messi ishte i pakënaqur me pagën e Neymar, duke dyshuar se klubi i kishte ofruar atij më shumë sesa kishte bërë publike. Gjithsesi Iniesta theksoi se për të nuk ka rëndësi i sati është në piramidën e pagave të Barcelonës, thjesht ai kërkon që katalanasit t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare, dhe deri sa kjo të ndodhë, nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes Iniestës dhe Barcelonës. Mesa duket rinovimin kontratës për “Don Andres”, nuk do të jetë aq e lehtë për presidentin Rosell.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *