Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov viziton fabrikën e lëngjeve Ponika (VIDEO)

Ivanov viziton fabrikën e lëngjeve Ponika (VIDEO)

Tetovë, 30 Shtator – Në kuadër të vizitës së sotme në komunën e Tearcës, presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov, kryetari i komunës së Tearcës dhe përfaqëusues të Shoqatës për iniciativa zhvillimore-Instituti gjeostrategjik “Global”, kanë vizituar kompaninë e njohur Ponika Plus Kompaninë, e njohur për prodhimin e lëngjeve Ponika.

Kryetari i shtetit ka vizituar kapacitetet e kësaj kompanie me çka është njohur për së afërmi me punën dhe sfidat që përballen binzneset në këtë rajon. Në këtë takim ka qenë edhe kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë veri-perendimore Menderes Kuqi. Menahxeri i kësaj kompanie Sali Jonuzi, theksoi se shteti duhet që të ketë parasysh që në të ardhmen të ulë TVSH-në për tatimet e lëndëve të para.

Në këtë kompani janë të anagzhuar 15 puntorë dhe staf professional, ndërsa është një investim i mërgimtarëve shqiptarë nga fshati Sllatinë.

Poashtu gjatë qëndrimit në komunën e Tearcës, Ivanov dhe ambasadori Uollers kanë ndaluar edhe një repart tjetër prodhues në Tearcës, gjegjësisht në fabrikën e çokollatës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *