Home / Lajme / Maqedoni / Jahjaga: Kosova dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje të përbashkët

Jahjaga: Kosova dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje të përbashkët

11 shtator-Sipas Jahjagës, Kosova dhe Maqedonia janë në proces të përbashkët për rrugën e Integrimeve Evropiane, andaj, sipas saj, kjo arrihet duke i ndihmuar njëra tjetrës. Sipas presidentes, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave është një ndër parakushtet themelore për fqinjësi të mirë dhe Integrime Evropiane.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri thirrje që situata e krijuar së fundi mes Kosovës dhe Maqedonisë, të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe me mirëkuptim të ndërsjellë.

Ajo u ka bërë thirrje dy Qeverive që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja vendeve.

“Vlerësoj se zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura duhet të jetë zgjidhje institucionale dhe me mirëkuptim të ndërsjellë. Duke marrë parasysh, po ashtu, edhe strukturën e CEFTA-s, unë ju bëjë thirrje qeverive të të dyja vendeve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja vendeve por në asnjë rast dhe në asnjë moment duke cenuar lirinë e lëvizjes së njerëzve”, deklaroi ajo.

Sipas Jahjagës, Kosova dhe Maqedonia janë në proces të përbashkët për rrugën e Integrimeve Evropiane, andaj, sipas saj, kjo arrihet duke i ndihmuar njëra tjetrës. Sipas presidentes, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave është një ndër parakushtet themelore për fqinjësi të mirë dhe Integrime Evropiane.

“Rruga e Integrimeve Evropiane për të dyja vendet është një proces i përbashkët dhe kjo mund të ndërtohet duke pas respekt për njëri-tjetrin dhe duke i ndihmuar njëri tjetrit në këtë proces. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe lëvizja e mallrave janë një ndër parakushtet themelore për fqinjësinë e mirë dhe procesin e integrimeve Evropiane”, ka theksuar Jahjaga, pas takimit në Prishtinë me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore kërkon zhbllokim të menjëhershëm të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore kërkon nga Shoqata e transportuesve “Makamtrans” që urgjentisht ta zhbllokojë kufirin e Maqedonisë me Kosovën.

Biznesmenët nga kjo odë theksojnë se vazhdimisht kanë kërkuar që të ndërmerren masa konkrete për gjetjen e zgjidhjes përmes institucioneve të cilat i prezantojnë të dy shtetet.

“Asnjë bllokadë e kufirit nuk mund të zhbllokohet me bllokadë të re, sepse çdo nismë e këtij lloji vetëm kontribuon drejt përkeqësimit të gjendjes, e cila edhe ashtu është e keqe në mënyrë sociale dhe ekonomike në vend. Nismat e atij lloji edhe më tepër e rrisin iritimin tek popullata lokale, e cila mund të ndodhë shumë shpejt të eskalojë, përderisa pasojat mund të jenë të ndryshme. Në këtë fazë kërkohet pjekuri tek të gjitha palët dhe të ulen në tryezë për t’u gjetur zgjidhje urgjente dhe e qëndrueshme ndërmjet qeverive të të dy veneve”, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *