Home / Lajme / Maqedoni / Jelko Kacin: Nuk ka kthim të vizave për Ballkanin

Jelko Kacin: Nuk ka kthim të vizave për Ballkanin

11 shtator-“Ndonëse situata nuk është dramatike, vetëkuptohet se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë gjithë çfarë është në mundësitë e tyre që të ndalojnë valën e azilkërkuesve të rremë. Parlamenti Evropian do ta thotë fjalën e vet mbi këtë draft të enjten, më 12 shtator. Votimi i sotëm nuk është shtyrë, siç kanë raportuar disa medie“, thuhet në deklaratën e Jelko Kacinit.

Raportuesi special i Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje medieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të raportojnë në mënyrë të saktë, besnike dhe pa senzacionalizëm mbi procesin e miratimit të draftit të mekanizmit për kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për këto vende në PE. Në deklaratën e Kacinit, e cila u është shpërndarë mediave nga zyra e tij, ai ka hedhur poshtë shkrimet në disa media në lidhje me këtë temë, duke thënë se “ thjeshtë nuk janë të sakta”. Sipas tij, temë e shqyrtimit të së martës të mbledhjes plenare, në asnjë moment, nuk ka qenë kthimi i regjimit të vizave. “Ajo për çka ne kemi diskutuar ka qenë miratimi i mekanizmit për kthimit të përkohshëm të vizave për vendet që nuk arrijnë të përballojnë problemet lidhur me implementimin e regjimit të udhëtimit pa viza. Natyrisht, kjo, para së gjithash, ka të bëjë me problemin e azilkërkuesve të rremë”, ka theksuar ai. Gjithashtu, Kacin ka theksuar se sipas draftit aktual, periudha kohore gjatë të cilës vendet anëtare mund ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm dhe të kërkojnë nga Komisioni kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave do tës skadojë 7 vjet pas momentit të heqjes së vizave. ”Me fjalë të tjera, në qoftë se nuk ndodhin ndryshime dramatike deri në dhjetor të vitit 2016,regjimi i udhëtimit pa viza hyn në fuqi përgjithmonë për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kurse një vit më vonë edhe për shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës dhe të Shqipërisë. Ritheksoj se në qoftë se ndonjëri prej vendeve anëtare njëmend kërkon vendosjen e sërishme të vizave, Komisioni Evropian është institucioni që duhet ta vlerësojë arsyeshmërinë e kërkesës dhe të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj”, ka deklaruar ai. “Ndonëse situata nuk është dramatike, vetëkuptohet se qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë gjithë çfarë është në mundësitë e tyre që të ndalojnë valën e azilkërkuesve të rremë. Parlamenti Evropian do ta thotë fjalën e vet mbi këtë draft të enjten, më 12 shtator. Votimi i sotëm nuk është shtyrë, siç kanë raportuar disa medie“, thuhet në deklaratën e Jelko Kacinit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *