Home / Sport / Juven synon të rrëmbejë Januzajn

Juven synon të rrëmbejë Januzajn

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, Bianconeri ia kanë vërë syrin Adnan Januzajt, i cili së fundi debutoi në Premierligë.

Pas mesfushorit francez, Paul Pogba, Juventusi po përpiqet t’ia rrëmbejë edhe një tjetër talent të ri Manchester United. Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, Bianconeri ia kanë vërë syrin Adnan Januzajt, i cili së fundi debutoi në Premierligë. Kosovari me shtetësi belge po mahnitë të gjithë me paraqitjet e shkëlqyeshme, derisa ka bërë për vete shumë klube. Po ashtu, edhe Manchester City po tenton ta transferoj Januzajn në radhët e veta, pasi kontrata e tij me Manchester Unitedin skadon në vitin 2015. Por, trajneri i ekipit nga ‘Old Trafford’, Davide Moyes ditë më parë është shprehur i bindur se Januzaj do ta vazhdoj kontratën me Unitedin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *