Home / Sport / Kahn: Epoka e Barcës ka marrë fund

Kahn: Epoka e Barcës ka marrë fund

Blaugranët fituan tri La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa të Mbretit nën Pep Guardiolën dhe Oliver Kahn dyshon se klubi katalanas mund të ripërsërisë sukseset përkundër përforcimeve të bëra.

Legjenda gjermane e futbollit, Oliver Kahn, ka pohuar në mënyrë sensacionale se sipas mendimit të tij, kohërat e arta të Barcelonës kanë marrë fund.

Blaugranët fituan tri La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa të Mbretit nën Pep Guardiolën dhe Oliver Kahn dyshon se klubi katalanas mund të ripërsërisë sukseset përkundër përforcimeve të bëra.

“Unë besoj se ditët më të mira të Barcelonës kanë mbaruar”.

“Nuk ka më ekipe dominante në Evropë që ekipet gjermane duhet t’ua kenë frikën”.

“Suksesi i Bayernit është thirrje për ndryshim dhe ide të reja. Mendoj se ekipi do të gjejë zgjidhjen e kësaj me lojtarët inteligjent që ka dhe do të vazhdojë me sukseset”, u shpreh portieri legjendar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *