Home / Lajme / Maqedoni / KB konfirmoi: Nimici në Greqi dhe Maqedoni prej 9 shtatorit

KB konfirmoi: Nimici në Greqi dhe Maqedoni prej 9 shtatorit

4 shtator-I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për bisedat mes Greqisë dhe Maqedonisë, do të udhëtojë në rajon në periudhën prej 9 deri 11 shtator, në takime në Athinë dhe në Shkup. Ambasadori Nimic në takimet në Athinë dhe Shkup me përfaqësues të lartë qeveritarë të të dy vendeve do t’i vazhdojë diskutimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për kontestin për emrin”, thuhet në kumtesën e Kombeve të Bashkuara

Një përpjekje e re do të jetë për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës, me vizitën e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në këto dy vende.

Ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e këtij kontesti, Nimic më 9 dhe 11 shtator do të bëjë përpjekje të reja që të gjejë një zgjidhje për këtë çështje, që për dy dekada ka përkeqësuar dhe mbajtur në ‘status quo’ Maqedoninë në planin e evrointegrimeve dhe mosnjohjen e emrit kushtetues Republika e Maqedonisë, por vetëm si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Nimic do të ketë një agjendë të ngjeshur fillimisht në Athinë më 9 shtator dhe të nesërmen vijon vizitën në Shkup, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetëror dhe ambasadorët e përfshirë në negociatat e deritanishme, që janë organizuar kryesisht në Nju Jork.

Shërbimi për marrëdhënie me opinionin i Kombeve të Bashkuara kumtoi se ndërmjetësuesi në bisedat për kontestin për emrin, ambasadori Methju Nimic do të ketë takime në Greqi, e pastaj edhe në Maqedoni, duke filluar prej 9 shtatorit.

“I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për bisedat mes Greqisë dhe Maqedonisë, do të udhëtojë në rajon në periudhën prej 9 deri 11 shtator, në takime në Athinë dhe në Shkup. Ambasadori Nimic në takimet në Athinë dhe Shkup me përfaqësues të lartë qeveritarë të të dy vendeve do t’i vazhdojë diskutimet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dy palët për kontestin për emrin”, thuhet në kumtesën e Kombeve të Bashkuara.

Siç mësohet Nimic vjen me propozimin tashmë të njohur si Republika e Epërme e Maqedonisë, një propozim që doli në dritë nga Shkupi, por që nuk është komentuar nga pala greke.

Vizita vjen edhe pas vizitës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë ku u takua me ministrin e jashtëm grek, Venizelos, me ç`rast temë kyçe ka qenë çështja e emrit dhe gjetja e një zgjidhje, për të hapur rrugën e integrimit evroatlantik të vendit.

Në takimet e fundit të palëve negociatore në Nju Jork, Nimic porositi Shkupin dhe Athinën që të shqyrtojnë pakon e ideve dhe zgjidhjeve për kontestin e emrit, që ishin diskutuar në takimet maratonike. Por, një pako e tillë më e detajuar asnjëherë nuk u bë publike në mediat e të dyja vendeve, por ka mbetur vetëm çështje e debatit të mbyllur brenda krerëve më të lartë shtetëror të Shkupit dhe Athinës. Vizita e Nimic vjen një muaj para se Komisioni Evropian të publikojë raportin e progresit për Maqedoninë, por edhe me rastin e presidencës greke në vijim me BE, e cila ka bërë të ditur se Shkupi nuk do të jetë në agjendën e prioriteteve të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *