Home / Sport / KF Shkupi kërkon fitore në Çair

KF Shkupi kërkon fitore në Çair

Tre skuadra shqiptare do të jenë në terrenin vendas , ndërsa 2 të tjera do të jenë në rolin e mysafirit. Një derbi i vërtetë pritet të zhvllihet në mes të skuadrave që ishin pjesë e balotazhit të sivjetshëm, mes Dritës së Bogovinës dhe Skopjes.

Liga e Dytë Futbollistike e Maqedonisë, do të shfrytëzojë fundjavën e eliminatoreve për Botërorin ‘Brazil 2014’, që të zhvillojë sfidat e javës së 5-të. Tre skuadra shqiptare do të jenë në terrenin vendas , ndërsa 2 të tjera do të jenë në rolin e mysafirit. Një derbi i vërtetë pritet të zhvllihet në mes të skuadrave që ishin pjesë e balotazhit të sivjetshëm, mes Dritës së Bogovinës dhe Skopjes. Vendasit kërkojnë fitoren e rradhës, duke vazhduar kështu rrugëtimin për kthim sa më të shpejt në Ligën e Parë. Tri pikët janë objketivi kryesor, por duhet të kihet kujdes nga Skopje, e cila luan mjaft mirë si mysafirë, ndërsa në javën e fundit ‘demoluan’ skuadrën e Zajazit me 3-1. Ndërkohë skuadra e Shkupit, do të jetë në terrenin vendas kundër 11 Oktovmrit.

“E njohim skuadrën mjaft mirë , pasi kemi informata se kanë një formacion të ri , i cili është tejet i shpejtë dhe ka 2 futbollist që kanë teknik të përkryer të futbollit. Për fat të keq nuk kemi parë ndonjë lojë të tyre , pasi nuk posedojmë ndonjë videoxhirim të lojës së tyre, ndërsa informata i kemi nga disa burime të afërta me klubin tonë. Sidoqoftë, KF Shkupi me përkrahjen e ‘Shvercerave’ do të kërkojë fitoren në terrenin e vet dhe 3 pikë të reja,” tha në fillim ndihmës trajneri i KF Shkupi, Zekirja Ramadani. Disfata e fundit ka ulur sado pak moralin e ekipit, por kështu nuk mendon nd.trajneri Ramadani.

“Ishte një largim i hershëm me karton të kuq që ka ndryshuar konceptin tonë të lojës, ndërsa Miravci është një skuadër me mjaft eksperiencë , e cila di që të shfrytëzojë këto ‘dhurata’. Mirëpo jeta vazhdon më tej dhe ne të gjithë , pas ndeshjes kemi analizuar gabimet dhe lëshimet tona dhe jemi koncetruar maksimalisht për këtë përballje,’ tha mes tjerash Ramadani.

Rrisi në përballjen e së shtunës në stadiumin në çair do të jetë uniforma e futbollistëve, e cila është siguruar me përpjekjen e kryetarit të KF Shkupi Ejup Ademi dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, që është dhe sponsor kryesor i klubit.

“Është e vërtetë se do të paraqitemi me fanella të reja, që është edhe një obligim shtesë prë stafin teknik dhe posaqërisht futbollistët të japin maksimumin për të falenderuar kryesinë e klubit për angazhimin e tyre. Do të kisha dëshiruar që ndoshta mos të fitojmë sërisht me 3-0, pasi që do të isha i kënaqur me 2-0 në terrenin vendas dhe 1-0 të shënojmë fitore në terrenin mysafirë,” tha në fund ndihmës trajneri Zekirja Ramadani. Skuadra tjetër shqiptare, Zajazi do të mundohet që të shfrytëzojë maksimalisht terrenin vendas, kur takohet me ekipin e Lokomotivës. Ndërkohë Vrapçishti dhe Rufea do të jenë në rolin e skuadrës mysafire, kur përballen me Teteksin dhe Maxharin në Shkup. Në përballjet e tjera, Sileksi mirëpret Novacin, Pobeda takohet me Tiverinë, ndërsa Boreci sfidon Miravcin. Të gjitha ndeshjet zhvillohen gjatë ditës së shtunë, në orën 16.30, përveç sfidës në Prilep (Pobeda-Tiveria) e cila është caktuar për ditën e diel.

Java V, e shtunë ora 16:30
Shkupi – 11 Oktomvri
Drita – Skopje
Teteksi – Vrapçishti
Zajazi – Lokomotiva
Maxhari – Rufea M
Boreci – Miravci
Sileksi – Novaci
Pobeda – Tiveria (e diel, 16.30)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *