Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohen aparatura të lojrave të fatit në Gostivar

Konfiskohen aparatura të lojrave të fatit në Gostivar

7 shtator-
Aparaturat e tjera janë konfiskuar në lokalet “Sport” dhe “Best Viner” në Gradec. Policia theksoi se do të ngriten kallëzime penale ndaj pronarëve të këtyre lokaleve, për aktivitete ilegale me lojra të fatit.

Policia e Maqedonisë në një aksion të realizuar mbrëmë ka konfiskuar një sasi të madhe të aparaturave të lojrave të fatit në fshatin Gradec të Gostivarit.

Sipas SPB-së në Tetovë, mbi 16 aparatura për lojrat poker janë konfiskuar në tre objekte lojra të fatit në Gradec.

Në një objekt janë konfiskuar aparatura, ndërsa gjithçka funksiononte në të zezë pa dokumente të rregullta për funksionimin e aktivitetit.

Aparaturat e tjera janë konfiskuar në lokalet “Sport” dhe “Best Viner” në Gradec. Policia theksoi se do të ngriten kallëzime penale ndaj pronarëve të këtyre lokaleve, për aktivitete ilegale me lojra të fatit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *